Një nënë në SHBA është vënë në pranga nga policia amerikane. Sipas mediave atje ajo ka tentuar të shesë vajzën e saj 18 muajshe. Çmimi që kishte vendosur për të bijën ishte 500 dollarë. Nëna është identifikuar si Jessica Woods dhe ngjarja ka ndodhur në fillim të këtij muaji. Nëna u kap nga kamerat e një biznesi me fëmijën e saj të vogël në Palatka, Florida.
Një punonjës i biznesit iu afrua nënës 33-vjeçare për t’i ofruar ndihmë, por Woods më pas e pyeti nëse donte të blinte fëmijën e saj. Policia amerikane bën me dije se kur personi refuzoi të blinte fëmijën, Ëoods u largua duke lënë pas vajzën e saj. Qytetari e dërgoi fëmijën në departamentin e policisë dhe informoi oficerët për komentet e pretenduara të Ëoods.
Foshnja po mbahet në një qendër të kujdesit të fëmijëve, teksa nëna akuzohet për abuzim të rëndë të fëmijëve, neglizhencë të fëmijëve dhe braktisje të një fëmije. “Oficerët e Policisë së Palatkës me ndihmën e Avokatit të Viktimave të Departamentit ofruan kujdes për fëmijën derisa Departamenti i Fëmijëve dhe Familjeve u përgjigj dhe mori kujdestarinë e saj”, tha policia.