Një pilot avioni, e fejuara e të cilit vrau djalin e tyre 23 muajsh, është dënuar me 18 muaj burg.
Ai u dënua për dhunë psikologjike ndaj të fejuarës së tij, e cila sipas psikologëve ka kaluar një ferr të vërtetë derisa në kushte të rënda depresive vrau edhe djalin.
33-vjeçari Peter Chilvers, 33 vjeç, vazhdimisht kërcënonte se do ta vriste të fejuarën e tij Magda Lesicka, nëse ata ndaheshin dhe ajo i merrte djalin.
Sjellja kontrolluese dhe abuzuese e Chilvers nga dhjetorit 2015 deri në gusht 2017 përfshinte përdorimin ose kërcënimin e dhunës fizike, detyrimin e saj për kryerjen e akteve seksuale, izolimin e saj nga miqtë e saj dhe kufizimin e financave të saj.
Ai i kishte vënë asaj nofkën ‘dele’, duke iu referuar vetes si ‘pronar delesh’.
Dhuna fizike dhe psikologjike zgjati deri në gusht të 2017-s, kur ajo shpërtheu duke vrarë djalin e saj dhe tentoi edhe vetëvrasjen.