18:40 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nënat zgjedhin operacionin pa e marrë në konsideratë fare lindjen natyrale, çfarë thonë mjekët për këtë trend në rritje

19:33 | 31/05/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nënat zgjedhin operacionin pa e marrë në konsideratë fare lindjen natyrale, çfarë thonë mjekët për këtë trend në rritje

Ndonjëherë lindja me operacion planifikohet paraprakisht, kurse në rastet tjera duhet të kryhet për shkak të komplikimeve që mund të shfaqen. Ndodh shpesh që lindja fillon në mënyrë normale, por gjatë rrjedhës së saj shfaqet ndonjë komplikim.

Në këto raste është e nevojshme që bebja të nxirret sa më shpejt në mënyrë që të ruhet mirëqenia e saj. Ndodh që gjatë lindjes të rrahurat e zemrës së bebes bëhen më të ngadalta ose çrregullohen gjë që tregon për shenja të vuajtjes së bebes dhe në këtë rast lindja duhet të kryhet urgjentisht me operacion. Këto dhe shumë faktorë të tjerë kërkojnë të kryhet një operacion urgjence.

Por çfarë thonë mjekët gjinekologë në lidhje me këtë? Pse kohët e fundit është rritur ndjeshëm numri i lindjeve me operacion çezarian në vendin tonë?
Sipas mjekëve, vetëm në spitalin e Tiranës “Mbretëresha Geraldinë”, vijnë në jetë rreth 37% e fëmijëve nëpërmjet operacionit çezarian, ndërsa në maternitetin “Koço Gliozheni” rreth 33%. Këto të dhëna statistikore na i paraqet ne faqen zyrtare të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, gjinekologia Rubena Moisiu.
Pse lindin kaq shumë fëmijë me operacion?

Sipas mjekes këtë e kërkojnë edhe vetë nënat, kjo pasi ato mendojnë se shëndeti i fëmijës do të jetë më i sigurt, duke shprehur gjithashtu se kjo nuk është aspak e vërtetë. Këto nëna gjithashtu shfaqin edhe njëfarë frike në lidhje me lindjen natyrale, e cila i frenon të lindin në këtë mënyrë. Pra e konsiderojnë lindjen me operacion si “rrugën më të shkurtër dhe më të thjeshtë”.
Përse nënat zgjedhin të lindin me operacion, ndonëse sipas ekspertëve kjo ka më tepër rreziqe për femrat?

Sipas mjekes një prej arsyeve është diferenca e madhe ndërmjet lindjeve, ku nëna e kryen të dytën në një moshë relativisht të madhe, ku mundësitë për të pasur një lindje normale janë të pakta. Një tjetër arsye është një lindje e mëparshme me operacion, rritja e numrit të infeksioneve që sipas nënave mund të prekin edhe fëmijën është rritur gjithashtu. Krahas kësaj mjekja Moisiu ju bën thirrje të gjitha grave të bëjnë sa më shumë lindje natyrale, ndryshe mund të bëjnë vetëm nëse mjeku jua këshillon këtë. Burimi:pernenat.al

Etiketa: lindje natyrale
Pas

Në masa të rrepta sigurie, përfundon seanca për Moisi Habilaj, çfarë ndodhi në Gjykatën e Catanias

Para

Situata politike në Itali, arrihet marrëveshja, ‘Lega Nord’ dhe ‘5 Yjet’ dakord për Qeverinë e re

Para
Situata politike në Itali, arrihet marrëveshja, ‘Lega Nord’ dhe ‘5 Yjet’ dakord për Qeverinë e re

Situata politike në Itali, arrihet marrëveshja, 'Lega Nord’ dhe ‘5 Yjet’ dakord për Qeverinë e re

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Nuk ka rëndësi ajo që thotë ai”, Trump hedh poshtë planin e Macron për ta njohur Palestinën si shtet

Pësoi djegie në trup gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë, niset me helikopter drejt Tiranës shefi i komisariatit të Delvinës

Gjykata franceze anulon urdhërarrestin ndaj ish-udhëheqësit sirian, Bashar al-Assad

Rama publikon pamjet nga Kepi i Rodonit: Rikthejmë hapësirat për pushuesit, garantojmë akses të barabartë dhe kushte dinjitoze

Lejet e ndërtimit në brezin bregdetar dhe jashtë tij do të miratohen nga KKT

VIDEO/ Situatë alarmante nga zjarret në Delvinë, nis evakuimi i banorëve në tre fshatra

Kosovë/ Fundi i afatit të dhënë nga Kushtetuesja, Ambasadorët kërkojnë Kuvend e Qeveri të re

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatin Senicë. Pëson djegie në trup shefi i komisariatit të Delvinës, një tjetër efektiv asfiksohet

Ministri izraelit i ekstremit të djathtë, Ben-Gvir, pretendon se “nuk ka uri në Gaza”

Spanja, mbështetje për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.