Në fshatin Pishkash të Prrenjasit, jeton Nënë Çelnikja, një nënë e vetme që përballon çdo ditë sfidat e jetës me dy vajzat e saj të sëmura. Pas shembjes së banesës së tyre disa vite më parë, ato janë strehuar në një ish-repart ushtarak, në kushte të papërshtatshme për jetesë.
Mungesa e ngrohjes, e ujit të pijshëm dhe e kushteve higjienike e bëjnë jetën e tyre të përditshme një betejë për mbijetesë.
Vajzat e Nënë Çelnikes vuajnë nga probleme shëndetësore që kërkojnë kujdes të vazhdueshëm mjekësor, por mungesa e të ardhurave dhe e mbështetjes institucionale e bëjnë këtë të pamundur.
Pavarësisht vështirësive, kjo nënë e fortë nuk ka reshtur së luftuari për mirëqenien e fëmijëve të saj apeli ne nenes eshte kush ka mundesi ti vije ne ndihme