Policia ka liruar 5 të shoqëruarit për ngjarjen e Vlorës ku nënë e bir u gjetën të shkrumbur në banesë, ndërkohë që të tjerë persona pritet të shoqërohen.
Gruaja dhe kunata (e Olsit) janë marrë një ditë më parë në pyetje dhe jane liruar. Përfshi dhe 2 mbesat.
Mëngjesin e djeshëm qyteti i Vlorës u trondit nga një ngjarje e rëndë. Nënë e bir, përkatësisht Olsi Hoxhallari (46 vjeç) dhe Salie Hoxhallari (73-vjeç) u gjetën të shkrumbuar nga flakët në banesën e tyre. Fillimisht u raportua si një zjarr i shkaktuar nga gazi në dhomën ku ishin dy viktimat por lindën dyshimet e para se e gjithë kjo ngjarje mund të jetë edhe një vrasje.
Pas marrjes së trupave nga vendi i ngjarjes u vu re se gruaja kishte shenja në fyt, pra mund të jetë mbytur dhe djali i saj 46-vjeçar kishte çarje në pjesën e kokës. Me këto shenja policia hodhi dyshimet e para se fillimisht viktimat mund të jenë vrarë dhe më pas i është vënë zjarri dhomës kur ata jetonin. (B.H/Faxweb)