14:35 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nënë e bir u gjetën të shkumbuar në Vlorë, dyshohet se janë vrarë, pistat ku po hetohet (NGJARJA E PLOTË)

13:55 | 21/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
ME VIDEO/ Çfarë mbeti pas zjarrit në Vlorë, banesa totalisht e shkrumbuar

Që prej mëngjesit të sotëm qyteti i Vlorës është tronditur nga një ngjarje e rëndë. Nënë e bir, përkatësisht Olsi Hoxhallari (46 vjeç) dhe Salie Hoxhallari (73-vjeç) u gjetën të shkrumbuar nga flakët në banesën e tyre. Fillimisht u raportua si një zjarr i shkaktuar nga gazi në dhomën ku  ishin dy viktimat por lindën dyshimet e para se e gjithë kjo ngjarje mund të jetë edhe një vrasje.

“Fax News” ka raportuar hap pas hapi ngjarjen  e rëndë dhe pas marrjes së trupave nga vendi i ngjarjes u vu re se gruaja kishte shenja në fyt, pra mund të jetë mbytur dhe djali i saj 46-vjeçar kishte çarje në pjesën e kokës. Me këto shenja policia hodhi dyshimet e para se  fillimisht viktimat mund të jenë vrarë dhe më pas i është vënë zjarri dhomës kur ata jetonin.

“Fax News” është informuar se 73-vjecarja nuk ka vdekur nga djegiet pasi shenja djegie ka vetem pak në dorë dhe në këmbë. Mësohet se e moshuara ka vetëm dy pulla diegie, një në dorë dhe një një këmbë. Zjarri nuk ka ndodhur nga rjedhja e gazit, bombula ka shpërthyer pasi zjarri ishte përhapur në dhomë. Qendra e zjarrit ka qenë krevati i 46-vjeçari i cili bashkë me të janë shkrumbuar. 

Një detaj që nuk duhet lënë mënjanë është se djali dhe gruaja e 46-vjeçarit ndodheshin në shtëpi por në një dhomë tjetër të banesës së tyre.  Olsi dhe Salia, ndodheshin në dhomë duke parë televizor e duke u ngrohur në sobën e drurit, ndërsa nusja e Olsit ishte larguar rreth ores 22:00 të natës së djeshme në dhomën tjetër  për të fjetur bashke me djalin.  Komshinjtë ishin ata të cilët lajmëruan zjarrfikësit pas flakëve që panë në orët e para të mëngjesit të sotëm.  Zjarrfikësit  nuk mundën të nxirrnin gjallë dy viktimat pasi flakët ishin përhapur me një shpejtësi të madhe. 

Pak minuta më parë policia mbërriti në vendngjarje dhe shoqëroi në polici kunatën e 47-vjeçarit si edhe dy vajzat e saj të mitura. Po kështu për të dhënë dëshminë e saj në polici  shkoi edhe gruaja e të ndjerit si edhe disa komshinj të viktimave. 

Olsi Hoxhallari jetonte me nënën  e tij Salie Hoxhallari, gruan dhe djalin e tij. Ata ishin me origjinë nga Maliqi por kishin 15 vite që jetonin në qytetin e Vlorës.  Olsi Hoxhallari punonte në Greqi dhe kthehej shpesh për të takuar familjen e tij në Vlorë. 

Pistat ku po heton policia janë : konflikt ne familje  ose  konflikt i mbartur nga shteti ku Hoxhallari punonte. Dyshohet se janë të afërm ose komshinj ata që kryen këtë krim të rëndë. Policia dhe organet kopetente janë duke hetuar ngjarjen e rëndë.

DETAJE:

 Lidhur me informacionin paraprak ku në lagjen ”1 Maji”, në një banesë u gjetën të pa jetë e të djegur dy shtetas, bëjmë me dije se: Në vijim të veprimeve hetimore si dhe të ekspertizës mjeko-ligjore, nga kqyrja e dy trupave ka rezultuar se trupat e shtetasve S.H., dhe O.H., kanë dëmtime fizike. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.  (J.V/Faxweb)

 

 

Pas

Këto 3 shenja horoskopi janë shpirtrat e argëtimit, duan të bëjnë vetëm qef

Para

Rezarta Shkurta na çuditi: Vajza ime nuk më ngjan as mua e as bashkëshortit, por një tjetër njeriu

Para
Rezarta Shkurta na çuditi: Vajza ime nuk më ngjan as mua e as bashkëshortit, por një tjetër njeriu

Rezarta Shkurta na çuditi: Vajza ime nuk më ngjan as mua e as bashkëshortit, por një tjetër njeriu

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dështon për herë të 47-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Aksident i rëndë në Elbasan/ 62-vjeçari humb jetën, arrestohet drejtuesi i dehur i mjetit

Danimarka gati të financojë dërgimin e sistemeve Patriot në Ukrainë, ministri i jashtëm danez: Po bëjmë pjesën tonë

Dy të mitur të zhdukur në 24 orë në Durrës, policia në kërkim të 17-vjeçares dhe 11-vjeçarit

Vau i Dejës, japin dorëheqjen tre nënkryetarë, pesë administratorë dhe të gjithë drejtorët e bashkisë

Urdhri i kryeministrit, vijojnë dorëheqjet e drejtorëve dhe administratorëve të disa bashkive në vend

Situata e zjarreve në vend/ 4 vatra ende aktive, mbi 290 ha të djegura

E rëndë në Koplik/ Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari aksidentohet dhe humb jetën

Rreh gruan dhe 2 familjarë të saj, arrestohet tropojani

Zjarri përfshin një banesë dykatëshe në Fier raportohen vetëm dëme materiale(PAMJE)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.