Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka rrëfyer raportin e saj me partneren e të birit. Në një intervistë në emisionin “Mos i fol shoferit” të Rudina Dembacaj, ajo është shprehur haptazi për këtë raport.
Nënë e një djali 27-vjeçar, të rritur tashmë, ministrja ka thënë se i biri është dobësia e saj më e madhe. Sa për raportin me partneren e tij, ajo ka rrëfyer se ndihet shumë komode: “Kam një pozicion komod. Rehat ndihem. Djali ka një shoqe, e sjell në shtëpi.”
Gjithashtu, ministrja ka rrëfyer se pavarësisht portretit të një gruaje të hekurt, në shtëpi nuk është e tillë.
(XH.A/SHUPLAKA)