Në fund të muajit maj u mësua se Olta Xhaçka është në pritje të ëmbël për herë të dytë.
Ministria e Mbrojtjes do të bëhet sërish nënë, ndërsa nuk dihet ende gjinia e fëmijës.
Gjatë këtyre muajve ajo është përpjekur që barkun e rrumbullakosur ta fshehë nëpërmjet rrobave të gjera, megjithatë së fundmi në një fotot të siguruar nga “Panorama Plus” ajo ka dalë për herë të parë me barkun e rrumbullakosur.
E veshur me një bluzë të kuqe, Olta Xhaçka shihet me barkun e rrumbullakosur në profil, çka nënkupton se mund të jetë në tremujorin e dytë të shtatzënisë.
Tre vite më parë, Xhaçka u bë mama për herë të parë e një vajze. Hana lindi më 14 shkurt, në ditën e Shën Valentinit.
Ministrja është e martuar me deputetin e Partisë Socialiste, Artan Gaçi, me të cilin lidhi kurorë në 2014-ën, me një ceremoni te Kalaja e Petrelës.