Balerina simpatike Alba Hoxha është një nga personazhet më in në rrjetet sociale. Lidhja e saj e përfolur me koreografin Albi Nako është një tjetër arsye që ia ka shtuar famën Albës.
E së fundmi, ajo është në qendër të lajmeve se është shtatzënë për herë të parë. E gjitha nisi nga disa dalje të saj gjatë prezantimit të motit.
Alba shfaqej e veshur me fustane të gjera, dhe zërat u shtuan se po përpiqej të fshihte barkun. Por ajo s’lë më vend për diskutime.
E pyetur nga fansat në Insta Story, ajo ka hedhur poshtë të gjitha aludimet duke mohuar prerazi “JOOOO”.
Postimi në Instastory