Dy viktimat e sotme në atentatin në Tiranë ishin fqinj me njëri-tjetrin dhe banonin në zonën e Yrshekut në Tiranë.
Erigers Mihasi ishte baba i 3 fëmijëve, 2 djemve dhe një vajzë e vogël.
Mësohet se mamaja e 32-vjeçarit Erigers Mihasi e ka mësuar lajmin në një market dhe ka bërtitur e më pas i ka rënë të fikët.
Pas vrasjes së dyfishtë, policia ka rrethuar zonën e Astirit ndërkohë që kontrolle të shumta janë ngritur në hyrje dhe në dalje në Tiranës.
Banorët e zonës nga ana tjetër janë të tmerruar nga kjo ngjarje.