Rastet e dhunës në familje nuk kanë të ndalur në vendin tonë, por këtë herë duket se kanë kapërcyer edhe kujfijtë e vendit. Një nëne shqiptare, me banim prej kohësh në Itali i janë marrë nga autoritetet italiane dy vajzat, të moshës 12 dhe 10 vjeç.
Mediat italiane raportojnë se motrat dhunoheshin prej kohësh sistematikisht nga nëna dhe një xhaxha, shpesh herë pa asnjë motiv. Ato kanë përfunduar në spital për trajtim dhe më pas do të vendoset në shërbimin social, larg familjes dhunuese.
Vajzat, banuese në Mirano, që nga 11 janari janë të shtruara në repartin e pediatrisë dhe demonstrojnë pasoja të traumës së pësuar. Vajzat të pyetura nga autoritete tregojnë se rriheshin me shpulla e me dru, apo edhe me okllai nga ana e nënës.
Ato tregojnë se ndëshkoheshin me dënime nga më të ndryshmet, për gjëra fare të vogla, apo shpesh edhe pa shkak. Ato thonë se nuk duam më të shkojnë në shtëpi, nga frika e asaj që mund t’i presë, ndërkohë që nuk ka asnjë të dhënë se si reaguar nëna. (E.K/SHUPLAKA)
http://aargang54.dk/2013/12/katte-er-ret-flegmatiske-nar-man-sadan-taenker-over-det/
Well I definitely liked reading it. This article procured by you is very effective for good planning.