Sipas Spahos, Blushi ka ofruar ekzaktësisht atë që i nevojitet Ramës në këtë takim duke garantuar pjesëmarrjen e LIBRA-s në zgjedhje dhe duke kërkuar shtim të monitoruesve të huaj.
“Ekzaktesisht çfarë i nevojitet Ramës. Zgjedhjet i vjedh një muaj përpara dhe për të mbuluar këtë shtojmë ca monitorues ndërkombëtarë ditën e votimit. Rama thellësisht i kënaqur por edhe Blushi jo më pak sepse do zgjidhet deputet dhe do ketë mundësi të “kritikojë” Ramën të enjteve. Byroist i thekur”, -shkruan Spaho.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu dhe ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin kanë zhvilluar një takim para tre ditësh me kreun e LIBRA-s, Ben Blushi dhe deputeten Mimoza Hafizi.
Blushi u bëri me dije ambasadorëve se kjo force politike është e vendosur për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme, e vendosur për të kontribuar në përmirësimin e standardeve zgjedhore dhe e gatshme për të votuar procesin e Vettingut.
“Siç ia ka prezantuar para disa ditësh ambasadorëve të Bashkimit Europian, z. Blushi i prezantoi ambasadorëve Lu dhe Vlahutin një paketë pikash orientuese bashkëpunimi, të cilat mund të çojnë në lehtësim të krizës politike, proces në të cilin LIBRA është e gatshme të japë kontributin e saj”, thuhet në njoftimin e LIBRA. (M.D/ Shuplaka)
Discussion about this post