Nënkryetari i Kuvendit Edi Paloka, ka vijuar sot replikat e tij me kreun e qeverisë Edi Rama të cilin e ka quajtur një psikopat.
Paloka ka shpërndarë dhe foton e një kartele që supozon të jetë e Ramës, duke thënë se një nga tiparet kryesore të tij është që nuk di të dallojë të mirën nga e keqja dhe të lejuarën nga e ndaluara.
Reagimi i Palokës:
Lexova rastesisht qe nje nga tiparet e psikopateve ishte qe nuk arrinin te dallonin te miren nga e keqja si rrjedhoje te lejuaren nga e ndaluara…Ky qe kemi kryeminister ose eshte ose ka zgjedhur per interesa te tij, qe te bej dhe psikopatin.
Kjo përplasje mes Ramës dhe Palokës ka disa dite që vijon, që prej ditës kur kreu i qeverisë imitoi deputetin demokrat gjatë një takimi në qytetin e Lezhës.
(E.K/FAXWEB.AL)