Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Sorina Koti, njëhersh edhe deputete e PD ka bërë me dije se kanë dorëzuar nëj kërkesë për të bërë dëgjesë publike me Autoritetin e Konkurrencës përsa i përket mos-ndëshkimit e kompanive që rritën çmimin e miellit.
Koti ka thënë se në kushtet e situatës së vështirë ku ndohet vendi, Autoriteti i Konkurrencës duhet të japë llogari për mos-marrjen e veprimeve ndëshkuese.
Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Sorina Koti
Duke parë situatën e vështirë ekonomike, sot PD dorëzoi kërkesën për thirrje në komision ndaj autoritetit të konkurrencës pasi votoi kundër interesit shqiptar për uljen e çmimit të miellit.
Cënon interesin kombëtar pasi nuk gjobiti kompanitë që shkaktuan rritjen e çmimit të miellit. Duam të thërrasim në dëgjesë për të na thënë përse votoi kundër uljes së çmimit të bukës dhe kundër interesit të shtetasve shqiptar. Në kushtet e një mosfunksionimit të tegut ata duhet të ndërhyjnë dhe jo të dëmtojnë qytetarët.
Discussion about this post