Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj, do të dalë në një konferencë urgjente në orën 17:30, konferencë që do të mbahet në selinë e LSI-së.
Nuk dihet konkretisht arsye e kësaj dalje për mediat, e cila vjen një ditë pas konferencës urgjente për shtyp të Luan Ramës, lajmëruar gjatë paradites të së dielës.
Luan Rama shënjestroi një ditë më parë kryeministrin, kryesisht për deklaratën e tij në Vorë mbi hipotekat, si dhe i bëri të qartë atij se raportet mes PS-së dhe LSI-së kanë përfunduar.
Ditët e mbetura të fushatave elektorale teksa data e përgjithshme e zgjedhjeve po afron, janë karakterizuar nga përplasje të vazhdueshme mes partive politike, e kryesisht mes dy partive që përbënin koalicionin qeveritar.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post