Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka njoftuar për nënshkrimin e marrëveshjes për heqjen e vizave mes Shqipërisë dhe Kazakistanit.
Marrëveshja është nënshkruar gjatë vizitës së Xhaçkës në New York, ku po mbahet asambleja e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Postimi i Plotë:
Me Ministrin e Jashtëm të Kazakistanit, Tileuberdi Mukhtar nënshkruam në Nju York marrëveshjen për heqjen reciproke të vizave mes dy vendeve.
🟢 E bindur se kjo marrëveshje do të kontribuojë në intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë dypalësh, në lirinë e lëvizjes dhe kontaktet e qytetarëve tanë.