16:17 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nënshkruhet marrëveshja, Zvicra, Norvegjia dhe UNDP dhurojnë 700 mijë dollarë për blerje respiratorësh nga Shqipëria

15:13 | 10/04/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nënshkruhet marrëveshja, Zvicra, Norvegjia dhe UNDP dhurojnë 700 mijë dollarë për blerje respiratorësh nga Shqipëria

Një kontribut në total prej 700 mijë dollarësh nga Zvicra, Norvegjia dhe UNDP ka çuar në nëshkrimin e një marrëveshjeje me qeverinë shqiptare për blerjen e 30 respiratorëve të rinj që I shtohen 54 respiratorëve që disponohen sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas kësaj të fundit, ky ndikon në rritjen e kapaciteteve dhe sigurimin e një numri të mjaftueshëm të makinerive jetë-shpëtuese për trajtimin e pacientëve të COVID-19 në terapi intensive.

“Qeveria zvicerane po dhuron 330,000 USD, qeveria norvegjeze 3,000,000 Krona Norvegjeze dhe UNDP 100,000 USD. Të 30 respiratorët pritet të arrijnë në Shqipëri brenda muajit dhe do t’i dorëzohen Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, njoftoi Manastirliu.

Marrëveshja e përbashkët partneritetit u nënshkrua sot virtualisht midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ambasadës së Zvicrës, Ambasadës Mbretërore të Norvegjisë për Shqipërinë, dhe Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri (UNDP), e cila thekson mbështetjen ndaj autoriteteve të shëndetësisë në Shqipëri për të luftuar COVID-19 përmes blerjes së 30 respiratorëve.

 “Qeveria shqiptare është plotësisht e angazhuar me rritjen e kapaciteteve në luftën kundër COVID-19. Në këtë situatë, ku ka më shumë të panjohura sesa të njohura, e vetmja mënyrë për t’u përballur me këtë armik të padukshëm është të bashkojmë forcat, duke qenë solidarë. Ndaj, mbështetja juaj për blerjen e 30 respiratorëve është shumë e rëndësishme për forcimin e kapaciteteve të sistemit shëndetësor publik në Shqipëri”, theksoi Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.

“Qeveria e Shqipërisë përcaktoi që një nga nevojat kryesore në menaxhimin e krizës së koronavirusit ishte sigurimi i makinave respiratore. Këto makina bëjnë diferencën midis jetës dhe vdekjes për shumë njerëz. Për ne është kënaqësi që mundëm t’i përgjigjemi shpejt kërkesës tuaj dhe të kontribuojmë së bashku për blerjen e 30 respiratorëve shtesë për spitalet e Shqipërisë”, tha Ambasadori zviceran Adrian Maître.

Ambasadori i Norvegjisë për Shqipërinë, Jens Erik Grondahl theksoi: “Në një kohë shumë të vështirë, e cila po i rëndon shumë shërbimet e shëndetit publik, është e nevojshme të tregojmë solidaritet dhe të bëjmë cfarë kemi mundësi për të ndihmuar njëri tjetrin dhe për të forcuar përpjekjet tona të përbashkëta në mundjen e pandemisë. Për këtë arsye, Norvegjia është krenare që mbështet përpjekjet kombëtare të Shqipërisë kundër pandemisë COVID-19 duke siguruar fonde për blerjen e menjëhershme të respiratorëve në një partneritet të paprecedent me Qeverinë Shqiptare, Zvicrën dhe UNDP.”

“Në këtë kohë të paprecedentë, UNDP qëndron në krah të Shqipërisë. Kjo nismë demonstron fuqinë e partneriteteve për të ndihmuar shtetet të adresojnë shqetësime kritike shëndetësore në mes të pandemisë globale. Jemi të lumtur të bashkojmë forcat me Qeverinë Zviceriane dhe atë Norvegjeze për t’u ardhur në ndihmë autoriteteve shëndetësore me pajisje kritike të emergjencave mjekësore të cilat mund të shpëtojnë jetë njerëzish”, tha Përfaqësuesja e Përhershme në Shqipëri e UNDP, Limya Eltayeb.

Rasti i parë i konfirmuar i COVID-19 u regjistrua në Shqipëri më 9 mars dhe deri tani janë 416 raste të konfirmuara. Menjëherë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përcaktoi blerjen e respiratoreve si një nga prioritetet më të rëndësishme për qeverinë e Shqipërisë. Qeveria shqiptare ka financuar blerjen e 54 respiratorëve, ndërsa ky financim i tre donatorëve ndërkombëtarë do të sigurojë edhe 30 respiratorë shtesë për të ndihmuar Shqipërinë për përballimin e situatës së COVID19.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: 34 respiratoreOgerta Manastirliu
Pas

Rama kyç sërish të dielën, por jep lajmin e mirë: Nga e hëna orari do të zgjatet deri në 17 e 30

Para

Pacienti me koronavirus vdiq në shtëpi, reagon ministria e Shëndetësisë: Nuk e humbi jetën nga COVID-19

Para
Shënohet viktima e dytë në Shkodër, baba i pacientit zero me COVID 19. I moshuari prej 3 muajsh me  frakturë koksofemorale, u testua pozitiv

Pacienti me koronavirus vdiq në shtëpi, reagon ministria e Shëndetësisë: Nuk e humbi jetën nga COVID-19

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marrëveshje tregtare SHBA-Kinë, eksportohen mineralet e rralla drejt Amerikës

Betohen 350 rekrutë të rinj të Forcave të Armatosura të Kosovës në një ceremoni ushtarake

Komisioni Evropian njofton gatishmërinë për të transferuar 11 mld euro në Ukrainë

Rusia nis një valë të re sulmesh në Ukrainë, katër të vrarë

Belinda Balluku inspekton punimet për zgjerimin e rrugës hyrëse në Ksamil

Depozitat i kthehen rritjes në maj,shtohen me 1.2 miliardë euro në një vit

Policia parandalon përshkallëzimin e një konflikti me armë në Theth

Dyshohet se abuzuan seksualisht me një 38-vjeçare, 2 të arrestuar në Tiranë

Gjykata refuzon të shtyjë gjykimin kundër Netanyahut

Zegjineja makthi i Gaz Bardhit: Kjo ishte mundësia jote e fundit dhe e çove…


© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.