15:09 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Nënshkruhet Protokolli i Marrëveshjes mbi sezonin turistik mes policisë shqiptare dhe malazeze

14:22 | 05/06/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Nënshkruhet Protokolli i Marrëveshjes mbi sezonin turistik mes policisë shqiptare dhe malazeze

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, së bashku me përfaqësues të tjerë të Policisë Shqiptare, ka zhvilluar një takim në qytetin e Podgoricës me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Malit të Zi Slavko Stojanovic.

Në këtë takim u nënshkrua Protokolli e Marrëveshjes “Për bashkëpunimin gjatë sezonit turistik 2017”, midis Policisë së Malit të Zi dhe Policisë së Shtetit Shqiptar.

Në këtë takim, ai shprehu falënderimet e tij për pritjen dhe në të njëjtën kohë për bashkëpunimin e frytshëm midis dy Policive, si dhe theksoi se faktori kryesor i këtij bashkëpunimi është interesi i njëjtë gjeografik e policor, ku prioritetet janë të përbashkëta në kuadër të anëtarësimit në BE.

“Jemi të hapur që bashkarisht të vazhdojmë luftën ndaj krimit të organizuar, trafikut të paligjshëm të drogës, qënieve njerëzore, armëve (sidomos eksplozivave) automjeteve, krimit ndërkufitar e terrorizmit. Të forcojmë kontrollin e kufirit të gjelbër dhe pikat e kalimit duke organizuar grupe të përbashkëta nga të dy Policitë.”

Nga ana e tij Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Malit të Zi, Slavko Stojanovic, vlerësoi si të shkëlqyer bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehu kënaqësinë për marrëveshjen e arritur me Policinë e Shtetit Shqiptar. Ai theksoi se bashkëpunimi midis dy Policive do të jetë akoma më i mirë, më efikas, në përmbushje të prioriteteve të përbashkëta, si dhe të prioriteteve në interes të rajonit e më gjerë:

“Dua të vlerësoj bashkëpunimin e zyrave të Interpolit të të dy Policive, ku shkëmbimi i informacionit dhe koordinimi i veprimeve të përbashkëta janë për tu marrë shembull”. Në përfundim të këtij takimi, u nënshkrua Protokolli i Bashkëpunimit “Gjatë Sezonit Turistik 2017”.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: haki cakomali i zimarreveshje
Pas

“Bëm baba të të ngjaj”,shikoni golin që shënon në Bernabeo djali Ronaldos(VIDEO)

Para

Këto janë shenjat më me fat gjatë muajit qershor (RENDITJA)

Para
Këto janë shenjat më me fat gjatë muajit qershor (RENDITJA)

Këto janë shenjat më me fat gjatë muajit qershor (RENDITJA)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Konispol/Ndezi zjarr për pastrim dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogjën 3.5 ha kullotë dhe një stallë me bagëti të imta, procedohet penalisht në gjendje të lirë, për shkak të moshës, 70-vjeçari

Librazhd/Finalizohet operacioni policor i koduar “Partners in crime”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Blushi: 80 mln euro fatura nga zjarret. Rama vazhdon të vjedhë e grabisë, 17 kulla të reja në Tiranë

Mbyllen hetimet për dosjen “Meta”, SPAK nis njoftimin e të pandehurve

Mbahet sot faza e fundit për zgjedhjen e kreut të BKH, monitorohet dhe nga SHBA e BE

Aksident i rëndë në aksin Peqin–Rrogozhinë, dy të huaj në gjendje kritike

Ina Zhupa viziton komisarin e lënduar nga zjarri në Delvinë: Mirënjohje për sakrificën, shteti ka detyrë ta vlerësoj me akte konkrete

Gjykata e Fierit cakton masën ‘arrest me burg’ për tre personat e përfshirë në vrasjen e Anesti Ramës

Vrasja e 52-vjeçares në Pogradec, shoqërohet një i ri i dyshuar për krimin

SHBA, senatorët demokratë kërkojnë ndërprerjen e fondeve për GHF, të ashtuquajturës organizatë e ndihmës në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.