07:24 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

“Nepërkat fluturuese”/ Çfarë ndikimi do të kenë aeroplanët F-16 në luftën kundër Rusisë?

09:06 | 13/06/2024
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Nepërkat fluturuese”/ Çfarë ndikimi do të kenë aeroplanët F-16 në luftën kundër Rusisë?

Teksa vëzhguesit presin për shfaqjen e aeroplanëve luftarakë F-16 mbi qiellin e Ukrainës, Keith Rosenkranz, pilot që ka fluturuar në mbi 30 misione me këta aeroplanë gjatë Luftës së Gjirit, ka disa paralajmërime për ukrainasit që do të merren me ta. “Tjetër gjë është të jesh në mision trajnimi dhe të hedhësh një bombë në një shënjestër të parrezikshme, apo të luftosh me një helikopter të një kategorie tjetër, në një skenar të inskenuar”, ka thënë ai për Radion Evropa e Lirë.

“Tjetër gjë është t’i bësh të gjitha këto kur armiku dëshiron të të vrasë”. Pas shumë kërkesave ndër vite, Ukraina pritet të pranojë aeroplanët e parë F-16 prej Perëndimit, në qershor apo korrik, sipas raportimeve të fundit. Aeroplanët F-16 janë krijuar pas Luftës në Vietnam. Përgjatë atij konflikti, aeroplanët amerikanë – të rëndë dhe të ngadalshëm – janë shënjestruar në shifra alarmuese nga aeroplanët e krijuar prej sovjetikëve.

Për të krijuar tipin F-16, një ekip dizajnerësh, që janë bërë të njohur si “mafia luftarake” e kanë përmbysur filozofinë e kohës, e cila deri atëherë ka rezultuar me aeroplanë amerikanë të mëdhenj dhe shumë kompleks. Në vend që të krijonin një motor të madh për të rritur fuqinë, dizajnerët e kanë ulur peshën e pajisjes. Në vend të krijimit të rezervave për sasi të mëdha të naftës, ekipi e ka zvogëluar pajisjen për ta bërë më lehtë të qarkullueshme.

Të shqetësuar që Departamenti i Aviacionit do ta mbushte aeroplanin me pajisje të rënda dhe komplekse, një anëtar i ekipit të dizajnerëve ka rikujtuar, më vonë, të ketë thënë se “i kemi bërë aeroplanët aq të dendur dhe nuk ka vend për gjithë ato broçkulla”. Si rezultat, pajisja konsiderohet si aeroplani më i suksesshëm që është krijuar ndonjëherë. Prej dizajnimit të tij, më shumë se 50 vjet më parë, janë krijuar rreth 4.600 aeroplanë luftarakë F-16, për ushtri të shumë vendeve nëpër botë.

 

Pas

Festa e Shna Ndout, mijëra pelegrinë në Kishën e Laçit

Para

20-vjeçari shqiptar përcillet sot në banesën e fundit, varrimi i tij do të bëhet në Greqi

Para
Humbi jetën pas një sherri në Kretë, dalin pamjet nga momenti kur 20-vjeçari shqiptar bie në tokë pa ndjenja

20-vjeçari shqiptar përcillet sot në banesën e fundit, varrimi i tij do të bëhet në Greqi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sot myslimanët falën Kurban Bajramin në të gjithë botën

Përplasjet Trump-Musk shkaktojnë “krizë” në shitjet e Tesla-s

Partneri tentoi ta vriste? Tragjedi në Itali, 48-vjeçarja bie nga kati i katërt në tentativë për t’i shpëtuar zjarrit në banesë! Dyshimet e policisë dhe sherri mes çiftit para ngjarjes

“Eloni u çmend”: Trump dhe Musk debatojnë publikisht

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon marrëveshjen për bashkëpunim me Ukrainën

Objekti arkeologjik dëmtohet pas një serie tërmetesh në zonën vullkanike

Trump shpreh zhgënjimin ndaj Elon Musk: Kishim një marrëdhënie shumë të mire, nuk e di nëse do ta kemi më! Miliarderi: Pa mua s’do i kishe fituar zgjedhjet

Netanyahu konfirmon rekrutimin e klaneve palestineze për të luftuar ndaj Hamasit

Fluturime të vonuara ose të anuluara, BE ndryshon rregullat: Kompensim deri në 500 euro dhe praktika të thjeshtuara. S’ka më pritje të gjata në avion

Itali/ Trafikonte kokainë të fshehur në airbagun e makinës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar me precedentë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.