Edhe pse biznesi që ai drejton nuk është mbyllur edhe në këtë situatë pandemie, biznesmeni Nikollaq Neranxi deklaroi mbrëmjen e djeshme në studion e Top Channel se nuk do që të paguajë asnjë taksë, sa kohë që qeveria thotë që jemi në luftë. Deklaratat e tij nxitën dhe reagimin e biznesmenit tjetër Luan Bregasi, i cili tha se këto kohë ka pasur biznese që kanë fituar më shumë në dy muajt e fundit, ndërsa Neranxi e akuzoi se ishte dërguar në debat nga qeveria.
Pjesë nga debati mes tyre:
Bregasi: Unë them që ka biznese që kanë fituar gjatë kësaj periudhe, pasi ka qenë të hapura.
Neranxi: Kemi qenë në luftë. Vetëm ushqimoret kanë qëndruar të hapura. Kanë punuar dhe jo fituar.
Bregasi: Kanë fituar pasi njerëzit kanë blerë, kanë qëndruar në radhë për të blerë, kam qëndruar edhe unënë radhë. Ata kanë fituar dhe duhet të paguajnë taksa.
Neranxi: Nuk bie dakort me ty. Nuk kemi fituar dhe skemi pse paguajmë taksa. Të ka sjellë qeveria aty. Ke hapur biznes në kohën e rilindjes.
Lidhur me këto deklarata të Neranxit, që realisht çojnë drejt një forme të mosbindjes civile ka reaguar dhe zëvendëskryeministri Erion Braçe, i cili shprehet se pagesa e taksave duhet të bëhet nga çdo biznes që qendron hapur, dhe aq më shumë nga ai i biznesmenit në fjalë, që hyn te kategoria VIP.
“ZOTERI BIZNESMEN VIP!E cmoj shume cdo sipermarres qe ka mbajtur punen hapur, ka mbajtur punetoret, ka garantuar sigurine sanitare per ta, i ka paguar per punen apo ka paguar rrogat e punetoreve edhe pse pa pune! I jam shume mirenjohes gjithkujt qe ka bere kete mes sakrificash! Por nuk mirekuptoj kerkend qe ka punuar, ka rritje te aktivitetit, xhiros, fitimit doemos dhe ben thirrje: MOS PAGUAJ TAKSAT!
Pagimi i tatimeve e taksave nuk eshte fakultativ por detyrim i qarte ligjor! Pra, buron nga ligji, asfare nga deshira e cdokujt ne treg apo qeveri, per me teper nuk varet hic nga fakti se sa biznesmen i madh je! Kush shkel ligjin fiskal, padiskutim pergjigjet ligjerisht! Por ka edhe nje aspekt tjeter kete rradhe, aspekti moral; KUR FITON EDHE NE NJE KOHE SI KJO, KE DETYRIM EDHE ME SHUME TE PAGUASH TATIM MBI FITIMIN TEND, TVSH QE QYTETARI PAGUAN PER BUXHETIN E QE TI E MBLEDH, TE PAGUASH CDO DETYRIM TJETER QE LIGJI KA PARAPARE!”, shkruan Braçe në reagimin e tij ndaj Neranxit.
Discussion about this post