Aktori i njohur Neritan Liçaj është liruar, pas shoqërimit me dhunë në komisariat, pasi po protestonte në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. Pas sulmit befasues të dhjetra efektivëve të policisë, të cilët rrethuan godinën e Teatrit Kombëtar për t’i hapur rrugë shembjes, artistët u morën zvarrë nga godina dhe u shoqëruan në polici.
Ndër to ishte edhe Neritan Liçaj, i cili ka qenë shembull i rezistencës 2 vjeçare të mbrojtjes së Teatrit Kombëtar. Liçaj la ambintet e komisariatit nr.4, pasi u mbaj disa orë i arrestuar.