Në sheshin para Teatrit Kombëtar vijon protesta për mbrojtjen e godinës ndërsa me dhjetra artistë dhe aktivistë por edhe qytetarë të zakonshëm marrin pjesë. Në fjalën e tij aktivisti dhe padagogu, Ervin Goci tha se nuk i tremb as pándemia dhe as paralajmërimet e qeverisë ndërsa shtoi se, me dërgimin policëve që i urdhërojnë të pérplasen me kundërshtarët e shembjes së teatrit, kryejnë një akt krìminal.
“Këta e bëjnë me qëllim, këta janë kullaxhi. Se di çfarë të them më. Kjo është shembja më e tmérrshme e dêshpërimit. Forca e tyre është zero sepse këta bëjnë vendime pastaj bëjnë peticione. I shikojnë thirrjet e Facebook-ut apo jo? Këta të gjithë thonë “Unë jam Teratri”. Merrni shikoni sondazhet. Po s’ka si të bëjnë ndryshe, duan të përziejnë Teatrin me çështjet e tjera. Po si mund të bëjë teatrin një njeri që i ka lënë njerëzit rrugëve, që nuk kanë punë sot?
Janë tentativa që duan të na revoltojnë, nuk kemi frìkë jo prej pándemisë por për askënd, kemi kaluar stazhin dhe nuk na trémb asgjë. Mora vesh se më kishin hequr patentën dhe më kishin vënë një gjobë, normalisht se reagoj. Po ata pòlicë që vijnë këtu pérplasen me ne, nuk infêktojnë ata? Po si mund ti lëshosh policët në këtë formë, ky është krìm kundër njerëzimit. Nëse ju i merrni seriozisht këta, unë për vete i marr shumë seriozisht. Do ndodhin ato që do ndodhin, sot po zhdùken lagje, shtëpi, pa relacione pa asgjë”, tha Goci.
Fjala e aktorit të njohur Neritan Liçaj u fokusua tek peticioni që kanë firmosur një grup artistësh ku kërkojnë lirimin dhe shembjen e Teatrit dhe ndërtimin e një godine të re. Ai i ka sfiduar ata që firmën e tyre ta deklarojnë publikisht me zë e figurë, ndërsa paralajmëroi se do vijë një kohë kur do të luajnë role në godinën e rikonstruktuar.
“A mund të dilni me zë dhe figurë dhe të tregoni se jeni kundër ruajtjes së Teatrit? Ne kemi që 2 vjet e 3 muaj që kemi dalë këtu, na detyroheni. Të gjithë ju profesorët e mi që më keni edukuar në këtë skenë, edhe të gjithë ju që keni nxitur shkollat dhe keni ëndërruar të krijoni aktorë, a mund të dilni ta thoni me zë dhe figurë se ju jeni për prishjen e Teatrit Kombëtar? Unë kam dalë me zë e figurë kundër prishjes, arrògancës së pushtetit. Kujtoni se do të vijë ajo kohë dhe do t’ju thonë ‘ej, si vajti ajo punë’.
Të paktën më detyroheni se me një pjesë prej jush kam mbi 27 vjet këtu, kini kurajon dhe tregoni se jeni në rrallë të parë qytetar dhe jeni të zotët të mbroni mendimin tuaj. Nesër ky Teatër do të rikonstruktohet dhe ju do të vini të luani role këtu. Me çfarë morali mund të vini ju që keni firmosur për prishjen e godinës, përballë nesh që kemi ardhur në temperatura përvëluerse dhe të acarta prej më shumë se dy vitesh?! Këtë Teatër e rikonstrukton “Europa Nostra” me lekët e qytetarëve europian dhe asnjë para nga xhepat e shqiptarëve, dhe bashkia ti përdor paratë që ka parashikuar për një teatër tjetërt ë ri. Për çfarë jeni ju të nderuar, për një teatër apo për dy”, tha Liçaj.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post