Aktori Neritan Liçaj, i cili ka qenë një nga qëndrestarët për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar, i ka prekur të gjithë me një postim në rrjetet sociale, ku ka treguar një pjesë nga rrënojat e godinës së shembur.
Liçaj shprehet se një pjesë e Teatrit do të mbetet përherë brenda tij, dhe se tashmë ka nisur veteja për drejtësinë e munguar të kësaj kauze.
“Një copë e Teatrit Kombëtar…që do jetojë me mua në vitet qe më kanë mbetur…ose nëse e rindërtojmë siç kemi shpresë të bëjmë do të doja ta vija në themelet e rindërtimit. Beteja vazhdon ne nuk tërhiqemi..të gjithë bashkë ti hedhim kriminelet”, shkruan Liçaj në një postim në rrjetet sociale.
“Dje kur ishte protesta jonë, i thashë policëve, dua një copë nga teatri ta kem kujtim. Ka një ndjenjë të veçantë, ndoshta ishte fat, që para se të shembej ajo godinë, ishin dy aktorë. Ndoshta morëm me vete shpirtin e aktorëve. Duke kujtuar profesor Gimin, Bujar Lakon, presor Landin. Të mëdhenjtë Naim Frashëri, Sandër Prosi…”, ka thënë më te aktori.