23:17 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nervozimi i Vuçiç nga i dërguari i Donald Trump, Mathew Palmer anulon vizitën në Beograd

17:30 | 14/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Politikë, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nervozimi i Vuçiç nga i dërguari i Donald Trump, Mathew Palmer anulon vizitën në Beograd

Mathew Palmer ka anuluar vizitën e tij në Beograd në Forumin e Sigurisë i cili zhvillohet nga 16 deri në 18 tetor, ndërsa nuk është bërë I ditur një arsyetim konkret nga ana e tij.

Ndërkohë që kjo vjen pas akumulimeve në mediat serbe se Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bisedimet Kosovë-Serbi, pasi vizitoi javën e kaluar dy kryeqytetet e të dyja vendeve respektive, i kërkoi Beogradit zyrtar, të bëjë hapa para dhe të pranojnë realitetin se “Kosova është tashmë shtet i pavarur”.

Po ashtu në media u tha se Vuçiç kishte dalë I tensionuar nga takimi me Grenell, ku ndryshe nga sa zakonisht, kishte refuzuar të fliste edhe me pjestarët e ngushtë të stafit të tij.

Siç shkruajnë mediat afër  presidentit të Serbisë, diplomati Granell ka artikuluar qartë dhe prerë kërkesën e SHBA duke i thënë shkurt Vuçiçit: “Prano Kosovën”. Kjo deklaratë e të dërguarit special për dialogun është konsideruar si e çuditshme dhe e papranueshme nga ana e Serbisë.

Megjithatë ky lajm është shpërndarë me shpejtësi në disa media serbe, por jo vetëm.

Anulimi i pjesmarrjes së Përfaqësuesit Special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer në Forumin e Sigurisë i cili zhvillohet në Beograd ngre pikëpyetje nëse kjo ka të bëjë me një klimë të tensionuar mes SHBA-ve dhe Vuçiçit.

Ishte planifikuar që Palmer të mbante një fjalim në  hapjen zyrtare të Forumit të Sigurisë në Beograd të enjten 17 tetor me “Zgjidhje të Qëndrueshme për Ballkanin Perëndimor”.

Në hapje të forumit do të flasin diplomatja gjermane përgjegjëse për Ballkanin Perëndimor Suzanne Schitz, ish – shefja e politikës së jashtme të BE-së Catherine Ashton dhe ish ambasadori francez në Beograd, Frederic Mondoloni.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: aleksander vucicMathew PalmerRichard Grenell
Pas

Dyshimi për helmim përmes fletëve të votimit, flasin zyrtarët e Bashkimit Europian

Para

E dhimbshme! Ndërron jetë në moshën 3-vjeçare vajza e aktorit të njohur

Para
E dhimbshme! Ndërron jetë në moshën 3-vjeçare vajza e aktorit të njohur

E dhimbshme! Ndërron jetë në moshën 3-vjeçare vajza e aktorit të njohur

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Republika e Sorosit dhe kartelit” – Berisha zbulon para Amerikës fytyrën e vërtetë të Ramës

Banorët e Ksamilit përballë flakëve, zjarrfikësja s’mund të hyjë nga mungesa e rrugëve

Fotografi rus Grigory Skvortsov dënohet me 16 vjet burg për tradhti ndaj shtetit

Ministri izraelit i mbrojtjes: Sulmet shkatërruan kapacitetet bërthamore iraniane, materiali duhet dorëzuar

Me 71 vota pro dhe 4 abstenim Kuvendi miratoi ditën e sotme ndryshimet në ligjin për sportin.

Erdogan i dërgon mesazh të fortë NATO-s: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet të jetë përhershëm

Skandal në Ibiza: Futbollisti anglez godet aksidentalisht gruan me karrige

“Prano armëpushimin, ose do të vijmë”: Paralajmërimi amerikan që detyroi Khamenein të tërhiqej

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn: Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria!

Tel Avivi mohon përfshirjen në ndonjë plan për eliminimin e Khameneit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.