02:34 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

“Nëse dikush nuk e ka bërë punën, do të largohet”, Rama paralajmëron shkurtime drastike në Administratë

20:51 | 13/07/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Nëse dikush nuk e ka bërë punën, do të largohet”, Rama paralajmëron shkurtime drastike në Administratë

Gjatë takimit të sotëm në qytetin e Durrës, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do të bëjë ndryshime drastike në administratë.

“Ka zyra dhe agjenci të tepërta që janë kosto e që mbahen me rrogë parazite. Do të bëjmë një shkurtim drastik për të lehtësuar burokracitë në zyrat e shtetit”, tha Rama.

Ai është shprehur se përveç shkurtimeve në zyra dhe agjenci të tepërta, siç i quan ai, do të largojë shumë njerëz nga puna edhe në zyra të tjera të cilat do vazhdojnë të funksionojnë rregullisht.

“Ne po punojmë për qeverinë e re, që të mos jepen rroga parazite. Kushdo që do jetë në punë duhet të përmbushë përgjegjësitë e tij. Une jam këtu që të bëjmë ndryshimin, mos paguhen punonjësit e administratës siç ndodhte deri dje, jo për nevojat e qytetarit, por për ata që i kishin vendosur në punë, sipas ndarjes së tepsisë.

Nëse do e doja siç ishte, do isha në zyrë duke dëgjuar kërkesat e secilit sipas tepsisë. Por qveria e re duhet të jetë më e vogël, më efikase dhe duhet të ketë kapacitetin që të garantojë bashkëqeverisjen me njerëzit. Nuk duhet të ekzistojnë më ministri dhe agjenci që nuk u kthejnë përgjigje letrave dhe ankesave që bëjnë njerëzit. Nëse dikush bën një kërkesë, dhe s’merr përgjigje, do shihet ku ka ngecur puna. Nëse dikush nuk e ka bërë punën, do të largohet”, është shprehur Rama.

Kjo deklaratë vjen një ditë pasi Rama publikoi listën me 101 emrat e zyrtarëve, të cilët sipas komentuesve të tij në Facebook, kishin lidhje me korrupsionin dhe abuzimet që bëhen në administratë. Mos ndoshta të parët që do shkurtohen do jenë pikërisht këta zyrtarë? Kjo mbetet për t’u parë në lëvizjet e ardhshme të kryeministrit. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: edi rama
Pas

Përfundon rinumërimi, Idrizi ngelet jashtë Kuvendit

Para

Banka e Shqipërisë thirrje: Kujdes nga monedhat virtuale, i konsiderojmë mashtrim financiar

Para
Banka e Shqipërisë  thirrje:  Kujdes nga monedhat virtuale, i konsiderojmë mashtrim financiar

Banka e Shqipërisë thirrje: Kujdes nga monedhat virtuale, i konsiderojmë mashtrim financiar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.