19:04 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Nëse e kanë me gjithë mend, ia vlen të mos hyjnë në parlament”, Lubonja analizon skenarin e opozitës

12:41 | 17/05/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tirana dhe merimanga e droguar, duhet reaguar ndaj maskarenjve

Teksa ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga partitë kryesore politike mbi një zgjidhje që do i jepte fund krizës politike, analisti Fatos Lubonja, përmes një shkrimi në gazetën “Panorama” flet për skenarin e opozitës, pikëpyetjen nëse duhet apo jo të hyjë Partia Demokratike në zgjedhje, duke mos i dhënë një përgjigje në përfundim, me qëllim shmangien e një përgjigje false.

Ai ndalet tek synimet e opozitës me çadrën e ngritur prej tri muajsh, ku sipas tij “zgjedhja në këtë dilemë është e lidhur shumë me qëllimet e vërteta të Lulzim Bashës me shokë pasi janë ata që e dinë më mirë se të tjerët cilat janë synimet e tyre të vërteta”.

Lubonja shprehet se edhe nëse PD ka një vizion të qartë për problematikën e madhe, problem mbetet a mundet PD të shndërrohet në lëvizje popullore:

“Këtu të dalin përpara disa vështirësi jo të vogla. Së pari, do të vija kulturën klienteliste, konsumiste, të pasurimit të shpejtë nëpërmjet krimit, të servilizmit dhe nënshtrimit që është përhapur në vend nga partitë ekzistuese. Ajo ta bën të vështirë mendimin se njerëzit  mund të bashkohen në një lëvizje të madhe mbi ideale demokratike dhe të shtetit të së drejtës. Së dyti, do të duhej një transformimi i madh i PD-së, së pari nga ata që kanë bashkëpunuar deri dje me oligarkët e krimin, por edhe ideologjik, pasi do të duhej që të kthehej nga një parti e djathtë që nga pikëpamja e përfaqësimit përfaqëson shtresat më të pasura, në një parti që duhet të përfaqësojë interesat e pjesë më të brishtë të shoqërisë, sepse është ajo që sot ndjen peshën më të rëndë të këtij regjimi. Dhe së fundi, edhe sikur të arriheshin këto dy të parat mbetet një pikëpyetje tjetër: a do të mund të kishte jetë dhe të rritej një lëvizje e tillë në kushtet kur regjimi i instaluar kontrollon gjithnjë e më shumë jetën ekonomike, politike, kulturore, mediatike të vendit?”

Lubonja shprehet se shqetësimi vazhdon pasi nuk dihet nëse PD e tillë do kishte jetë, apo dalja e saj nga parlamenti do i shërbente regjimit.

“Besoj se nënteksti i këtij shkrimi duke u thjeshtëzuar dhe bërë “i përdorshëm” është: nëse e kanë me gjithë mend çka kanë thënë deri më sot tek çadra ndoshta ia vlen më shumë të mos hyjnë në parlament sesa të hyjnë.”, thotë në përfundim Lubonja duke shmangur dhënien e përgjigjes.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: Fatos Lubonjakriza politikepartia demokratike
Pas

PAKETA ”McAllister Plus”, zbardhen 20 PIKAT E PLOTA të propozimit të zyrtarit amerikan Yee

Para

A ka ndryshuar mendim Ngjela për Ramën? Çfarë shkruan ai sot për kryeministrin dhe Vettingun

Para
Ngjela: Kështu do të shkruajë historia për Vlahutin…

A ka ndryshuar mendim Ngjela për Ramën? Çfarë shkruan ai sot për kryeministrin dhe Vettingun

Discussion about this post

 



Të Fundit

Osmani: Moskonstituimi i Kuvendit dëmton përparimin e vendit drejt agjendës euroatlantike

Trump i zhgënjyer nga Musk: Kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer! Nuk e di nëse do e kemi më

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

Kryeministrja daneze: Presioni i SHBA mbi Groenlandën i papranueshëm, nuk dorëzohemi

U kap me 46 kg kanabis në valixhe, 21-vjeçarja britanike rrezikon 25 vitë në burg

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën, Hasani: Shqipëria, në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

Francë/ Kapet furgoni i ardhur nga Spanja me 3 lloj drogrash në sasi 82 kg, në pranga shqiptari

Heqja e vizave dhe ‘lufta’ me universitetet, Trump: Është një nder që kemi studentët ndërkombëtarë kinezë!

Çfarë ndodhi jashtë kuvendit? Qytetarët tentojnë të mbyllin deputetët brenda

Kosova në ngërç, Analisti: LVV nuk është fajtor i situatës, zgjedhjet do ti japin zgjidhje problemit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.