Bashkim Fino është kandidati që do të sfidojë në zgjedhjet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Dukën.
Fino deklaroi dje se mbështetja publke që i kanë dhënë sisa futbollistë të kombëtares Armando Dukës ishte jokorrekte, duke cituar Andi Lilën dhe Ansi Agollin.
Por edhe kjo deklaratë e Finos si duket nuk ka “pirë ujë” pasi një tjetër futbollist I rëndësishëm I ekipit kuqezi i ka dhënë mbështetje Armando Dukës.
Mbrojtësi Mërgim Mavraj ka postuar në rrjetin social ‘facebook’ duke shkruar: “Suksese president. Të uroj më të mirat nga zemra. #bigbossDuka.”
(B.H/Faxweb)