07:21 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Nëse do funksiononte reciprociteti

11:49 | 20/11/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përmendja e emrave të biznesmenëve nga Rama, Manjani: I kapuri në flagrancë në krim po krijon alibi

Nga Ylli Manjani

Nëse do funksiononte reciprociteti…
—————
Në bashkëpunimin ndërmjet shteteve, një nga parimet themelore që zbatohet është reciprociteti. Pra pak a shumë funksionon “si ma bën ta bëj”…

Në kushtet kur zonja Merkel po dështon të bëjë koalicionin e ri të njohur si “Jamaika”, ambasadori ynë atje duhet të çajë televizionet me deklarata për Stabilitetin e Gjermanisë!

Madje Ministri ynë i jashtëm duhet të shkojë në Berlin urgjent dhe të nxjerrë një lum kritikash për opozitën Gjermane! Ajo është fajtore për mungesën e Stabilitetit!

Për këto deklarata duhet të sigurohet që të thotë se ka edhe mbështetjen e Kryeministrit, që në kohën kur ende nuk merrej me hashash!

Në vijim “investitorët” shqipëtarë (të drogës dhe prostitucionit) duhet të bëjnë dekarata të përditshme në mbështetje të Merkelit!

E njëjta gjë duhet bërë edhe në Amerikë. Qeveria duhet të hapë urgjent “llotarinë Shqiptare”, me qëllim që tu krijohet mundësia Amerikanëve të natyralizohen në Shqipëri. Zanatet e preferuara janë: vettues, FBI-st, diplomat, SOROS-ist etj.

Ndërkohë Ambasadorja jonë në Uashington duhet të buçasë nëpër televizionet amerikane për peshqit e mëdhenj që shitën amerikën tek Rusët. Për korrupsionin nuk mund të flasë shumë sepse atje njihet me emrin legjitim “Lobbying”….

Në emër të reciprocitetit, NATOs i duhen kërkuar 4 ushtarë për të plotësuar ato që ikën. NATO-s i duhet edhe diferenca e rrogave qe ju takon ushtarëve Shqipëtarë të NATO, diferencë që del nga krahasimi me pagat e kolegëve të tyre në secilin vend anëtarë!

Për reciprocitet, ambasada jonë në BE, duhet të blejë një rezidencë brenda pronave të Komisionit Europian. Pra BE ka një territor të vetin këtu, edhe ne blejmë tonin atje! Reciprokisht, kur hyn tek vila e BE ketu ke hyrë të territor të BE. Njësoj dhe për ne atje!

Madje nën dritën e këtij modeli, ne mund ta shesim të gjithë territorin e Shqipërisë Komisionit Europian.

Kështu automatikisht jemi në Europë, pa bisedime, pa negociata e pa muhabete reformash… Për çmimin e shitjes biem dakort që të jetë më i lirë se vila që ata blenë këtu. Ja ku u anëtarësuam pa mund!?

Në emër të reciprocitetit ambasadorët Shqipëtarë që shërbejnë në të gjitha ato vende, që në shqipëri nuk lanë llaf pa hedhur kundër opozitës (rast unikal ky), duhet të bëjnë të njëjtën gjë atje!

Për sharë opozitën dhe mediat, ambasadorët tanë duhet të jenë më të zotët, sepse kryesharësi që ka mbetë në qeveri e bën mirë këtë!

E kështu me radhë mund të shkëmbejmë budallëqe pa fund në emër të reciprocitetit, me ta!

Nejse, të merremi më mirë me hashash-politikën tonë. 40% e sipërfaqes bujqësore na paska qenë mbjellë me hashash… Ndërkohë jemi përdoruesit më të mêdhenj (per capita) të drogës…

Këtu këputet filli i çdo parimi…

Pas

”Mos i merr leje zotit që të shkosh të bësh drekën”, s’duhet humbur si e kujton Elton Deda Aleksandër Lalon

Para

Suela nuk e braktisi kurrë! Aksidenti i mori këmbët Florencit por jeta i dha një familje (VIDEO)

Para
Suela nuk e braktisi kurrë! Aksidenti i mori këmbët Florencit por jeta i dha një familje (VIDEO)

Suela nuk e braktisi kurrë! Aksidenti i mori këmbët Florencit por jeta i dha një familje (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.