20:03 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Nëse gënjen fort e shpesh e ata që dinë të vërtetën dyshojnë tek vetja”, Tabaku me shifra nxjerr zbuluar Nikollën

11:34 | 19/04/2017
në Aktualitet, Ekonomi, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Nëse gënjen fort e shpesh e ata që dinë të vërtetën dyshojnë tek vetja”, Tabaku me shifra nxjerr zbuluar Nikollën

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka postuar disa shifra të marra nga INSTAT që flasin për rritje të tarifave të shkollimit të Arsimit të Lartë.

Në ndryshim nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila u shpreh se nuk ka pasur rritje tarifash nga 2014-ta dhe as në vazhdim nuk do të ketë, tabela flet për rritje tarifash në secilën degë, nga 30% deri në 100%, e cila do të vazhdojë, duke iu kërkuar universitetev të bëjnë investime nga të ardhurat e tyre, të marrin pedagogë me të ardhurat e tyre.

Duke cituar një shprehje të Machiaveli-t që flet për gënjeshtrën, ajo do të thotë se “duke gënjyer shpesh e sa më fort, edhe ata vetë që e dinë të vërtetën kanë nisur të dyshojnë në vërtetësinë e saj”.

Kjo rritje e tarifave në universitet publike është konfirmuar edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve që tregojnë se të ardhurat nga tarifa e regjistrimit në arsimin e lartë gjatë vitit të kaluar arritën në 8 milionë euro (1,079,850,000 lekë), ndërsa më 2015, të ardhurat nga kjo tarifë ishin vetëm 311 milionë lekë ose 2,2 milionë euro.

Shpeshherë ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, është akuzuar për reformat e ndërmarra në arsim, reforma që nuk janë përkrahur nga studentët të cilët janë ngritur në protestë, por edhe e kanë sulmuar atë.

Reagimi i Jorida Tabakut:

Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra

Ministrja e Arsimit u shpreh sot se nuk ka pasur rritje tarifash nga 2014 dhe se për vitin 2017 dhe vitin 2018 nuk do të kemi rritje tarifash. Sipas shifrave të marra nga INSTAT, tarifat e shkollimit të Arsimit të Lartë janë rritur që nga shtatori 2013 e më tej. Siç mund ta shihni nga tabela bashkangjitur, vihet re rritja e tarifave në secilën degë. Rritje që varion nga 30% deri në 100%.

Nderkohe, vitin e ardhshëm akademik do të hyjë në fuqi plotësisht ligji i ri për arsimin e lartë dhe unviersiteteve do të vazhdojë t’iu kërkohet t’i rrisin pagat me të ardhurat e tyre (siç iu është kërkuar tashmë), të bëjnë investime nga të ardhurat e tyre, të marrin pedagogë me të ardhurat e tyre e këto shpenzime e të gjitha do vijnë nga tarifat e rritura!

Machiaveli thotë “Nëse genjen, gënje fort, shumë dhe shpesh. Kështu të gjithë, edhe ata që e dinë të vërtetën, do të fillojnë të dyshojnë tek vetja.”

(XH.A/SHUPLAKA)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1627″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″](Raporti qe publikoi Tabaku)

Etiketa: jorida tabakulindita nikollaraporttarifa
Pas

”Tashmë zgjedhjet nuk drejtohen nga ligji, as Kushtetuta! Ligjërisht s’ka zgjedhje me 18!”

Para

8 ton drogë drejt Italisë, Gjykata jep ‘arrest me burg’ për doganierët dhe Shefin e Policisë së Portit

Para
Arrestohen doganierë dhe policë të antidrogës në Durrës

8 ton drogë drejt Italisë, Gjykata jep 'arrest me burg' për doganierët dhe Shefin e Policisë së Portit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Greqi/ Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje! Evakuime me varka e jelekë shpëtimi

Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, arrestohet një person i dyshuar nga policia maqedonase

Zelensky bisedë telefonike me Trump: Diskutuam për sanksionet ndaj Moskës dhe një marrëveshje SHBA-Kiev për dronë

Reshje të dendura shiu në Vlorë, probleme në disa lagje

Qeveria e Ruandës arrin marrëveshjen me Uashingtonin, njofton pranimin e 250 emigrantëve të deportuar nga SHBA

Zelensky zhvillon bisedë telefonike me Trump, lideri ukrainas: E falënderoj për mbështetjen, është plotësisht i informuar për sulmet ruse

SHBA, shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në Nju Jork, dy të vdekur brenda një jave

Publikohet raporti mbi të drejtat e njeriut në Turqi, Ankaraja hedh poshtë rekomandimet nga Greqia dhe Qiproja

“Çdo gjë që bëj, e financoj”, Trump vizitë të papritur në çatinë e Shtëpisë së Bardhë për të inspektuar punimet për sallën e re të banketeve

LAJMI I FUNDIT/ Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.