Banorët e unazës së Re kanë dalë sot sërish në protestë kundër prishjes së banesave të tyre. Të irrituar ata paralajmëruan qeverinë dhe Bashkinë Tiranë që të mos i prishë banesat e tyre pa i dëmshpërblyer pasi nuk do të lejojnë në asnjë mënyrë diçka të tillë.
Një nga banoret e e zonës u shpreh për ‘Fax News’ se kjo që po ndodh është absolutisht e padrejtë. Sipas saj shteti po i konsideron ata si njerëz ilegal, ndërsa theksoi se nuk është hera e parë që cënohen.
“Nuk kuptoj diçka në momentin që ky popull dhe këto ndërtesa janë të paligjshme, janë ilegale, pse në këto ndërtesa sjell qendra votimi. Unë gjithmonë kur ka pasur votime, poshte dyqanit ka qenë qendra ime e votimit. Kur janë ilegal nuk ka pse të votojë, nuk ka pse paguan taksa. Ne bërtasim dhe dalim në rrugë dhe nuk po vjen askush dhe kjo po na shqetëson, se kjo nuk është një ditë, është turp që fëmijët të rrinë pa shkuar në shkollë, që ne të mos shkojmë në punë, është gjynah që është krijuar gjithë ky trafik, por ne po kërkojmë të drejtën tonë. Është e vetmja mënyrë por nuk po ndihet askush, nuk është një familje apo dy, por është e gjithë rruga, dhe po të shikosh krahu në anën tjetër, i ka pallatet, janë prishur shtëpitë por janë dëmshpërblyer, të njëjtën gjë të bëjnë edhe me ne. Është mundi i babait tim që ka punuar gjithë jetën dhe të hidhet poshtë është gjynah, nuk është hera e parë që cënohemi, është shtyrë rruga, na kanë shembur dyqanet kanë ardhur deri te ballkoni dhe nuk kemi bërë zë. I kemi ndërtuar prapë”, deklaroi ajo për gazetaren e ‘Fax News’ Mirilda Tili.
Qytetarja u shpreh se më parë nuk kishte ndonjë projekt sepse ndryshe banesat e tyre nuk do të klasifikoheshin në procesin e legalizimit dhe deklaroi se ishte shumë e zhgënjyer që kishte votuar për PS.
“Nëse kishte një projekt pse duhet të dilte emri ynë në gazeta për legalizim, emri i familjarëve të mi ka qenë gjithmonë aty.
Më fal një ndërtesë katër katëshe me tre familje nuk mund të shpërblehet me 20 milionë lek se nuk blenë një garzoniere. Metri katror është 600-700 euro, banesat. Nuk po kërkojmë që meqë kam 4 kate të më japin 4 kate.
Të duket e drejtë 1 vit qera? Nuk më duket aspak, kur kemi ardhur këtu ishte komplet tokë bujqësore, ajo 1 vit qera ëështë qesharake.
Sot më vjen keq që gjithmonë kam qenë e para nëpër qendrat e votimi, zhgënjim total ai nuk e meriton të jetë aty ku është, se që në momentin që nuk është njeri, nuk është human, nuk vë dorën në zemër, për të thënë prit se unë po ndërtoj por po cënojë një popull. Thash që kam qenë e para që kam votuar, por nëse ka njeri në tokë që e voton prapë dhe e mban prapë, e gjet’të një gjë më e keqe se kjo që po na gjen ne, nuk e meriton të jetë aty ku është”, u shpreh ndër të tjera qytetarja. (B.H/Faxweb)
Kur ju prish komshiut tat ti bëje pushime dhe votoje Ramën, tani komshiu yt është pa shtëpi dhe do të votoj EDI ramen haha haf