15:56 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Nëse kam marrë 1 qindarkë helm mu bëftë tek fëmijët e mi!”, Kryemadhi sherr në studio me qytetaren: Boll moj boll!

07:38 | 19/04/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Nëse kam marrë 1 qindarkë helm mu bëftë tek fëmijët e mi!”, Kryemadhi sherr në studio me qytetaren: Boll moj boll!
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është kapur në pabesi nga një zonjë e publikut të “360 Gradë” e cila ia tha në sy se LSI i hoqi ndihmën ekonomike.

Zonja pretendonte se ishte inxhiniere në profesion dhe kishte 30 vite pa punë, ndërsa akuzonte Selfo Kapllanin e LSI-së, që e kishte hequr nga ndihma ekonomike, ndërsa akuzoi drejtpërdrejtë kryetaren e LSI.

Ndërkohë që Kryemadhi u shpreh se kushtet për ndihmën ekonomike, nuk i vendos kryebashkiaku, por i vendos qeveria.

Qytetarja: “Jam inxhiniere nafte. Fabrikën ma mbylle ti, edhe ndihmën ekonomike ma hoqët ju. Ku i ke gjetur lekët për fëmijët e tu?”

Monika Kryemadhi: “Nëse unë, Monika Kryemadhi kam marrë 1 qindarkë, jo ty, por çdo shqiptari që i kam dhënë dorën dhe e kam ndihmuar helm mu bëftë tek fëmijët e mi.  Fëmijët e mi jetojnë në sajë të shpatullave të mija, prindërve të mi dhe të babait të tyre. Dhe asnjëri nga ata nuk jeton as nga paratë e Selfos,  as atij që ka qenë para Selfos dhe të asnjë pushtetari të LSI-së që ka qenë 8 vjet në pushtet. Dhe një gjë ta them që ta kesh të qartë. Në këtë botë asnjë gjë nuk do lënë pa larë, por dhe asnjëgjë nuk do të marrim me vete, të jesh e bindur

Dhe nga ana tjetër, Nëse ti nuk lufton për fëmijët e ty mos kujto se do luftoj unë. Unë do luftoj për fëmijët e mi dhe secila nga ne do të luftojë për fëmijët e vet dhe secila nga ne. Por nëse ti pranon që të rrisësh fëmijët e tu me 30 mijë lekë në muaj unë nuk do ta pranoj kurrë. Jo për ty, jo për veten time por për të gjitha gratë që nuk kanë mundësi të rrisin fëmijët e vet. Por fëmijët tanë nuk rriten me fjalë rriten me vepra, duke luftuar secila nga ne.  Nëse unë bëj gabim hajde më thuaj kam bërë gabim. Nëse ka vjedhur ndonjë i LSI-së hajde ma thuaj ta çojmë në burg.

Nëse ka vjedhur ndonjë i LSI-së hajde ta denoncojmë dhe ta çojmë në burg. Se boll me llafe rrugësh dhe i kemi bërë të gjithë njëlloj. Boll më me hajdutlliqe, boll me kriminela dhe boll me abuzime. Sepse vetëm sot për njerëzit që ka hequr Edi Rama janë 102 milionë euro që do paguash sepse i ka hequr për bindje politike. Prandaj të them si puna jote janë kudo.  

Shko në fshatrat e Dibrës, Telepelës, Skraparit, urrejtje kanë. Sa shohin një politikan urrejtje kanë për vdekje. Këtë kemi bërë ne, kemi urryer politikën por kur vjen puna shkojmë e shesim votën tek këta politikanë të urryer. Mos e bëj më në zgjedhjet e ardhshme dhe mos u detyro të shesësh votën sepse prapë pa punë do ngelesh dhe pa ndihmë ekonomike”.

Etiketa: sherr mes kryemadhit dhe qytetaressherr ne studio
Pas

“Ç’u zbukurua ky qytet!”, Isli Islami në njeh për herë të parë me të ëmën, qenka kopje e saj

Para

Pa asnjë lëndim, shpëtohen 2 turistët belg (FOTO+VIDEO)

Para
Pa asnjë lëndim, shpëtohen 2 turistët belg (FOTO+VIDEO)

Pa asnjë lëndim, shpëtohen 2 turistët belg (FOTO+VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Transferuan miliona euro të drogës nga Zvicra në Shqipëri nëpërmjet sistemit ‘Hawala’, SPAK sekuestron pasuritë e të arrestuarve Ervis Ferizaj dhe Përparim Kalbaj

Plagosi me mjet prerës (thikë), një 70-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe shoqërohet në komisariat, autori i dyshuar

Policia e Dibrës: Hetime intensive për zjarrvënie, nisin procedimet për tre të dyshuar

Durrës/ Sherr mes të moshuarve pas lojës së dominove, plagoset me thikë një prej tyre

Trump i vendos afat Putinit: Ke 10 ose 12 ditë kohë, nga sot!

Konispol/Ndezi zjarr për pastrim dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogjën 3.5 ha kullotë dhe një stallë me bagëti të imta, procedohet penalisht në gjendje të lirë, për shkak të moshës, 70-vjeçari

Librazhd/Finalizohet operacioni policor i koduar “Partners in crime”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Blushi: 80 mln euro fatura nga zjarret. Rama vazhdon të vjedhë e grabisë, 17 kulla të reja në Tiranë

Mbyllen hetimet për dosjen “Meta”, SPAK nis njoftimin e të pandehurve

Mbahet sot faza e fundit për zgjedhjen e kreut të BKH, monitorohet dhe nga SHBA e BE

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.