Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edvin Kulluri, përmes studiove të lajmeve të televizionit Faxnews, u shpreh në lidhje me pritshmërit e tij mbi Reformën Zgjedhore. Kulluri theksoi se nëse listat do të hapen totalisht, pra 100%, atëherë mund të themi se do të kemi ndryshim sistemi, por nëse listat do të hapen 70% atëherë mund të themni që kjo reformë është nul. Gjithashtu ish-demokrati pohoi se sistem proporcional me lista të hapura parti politike të mbyllura nuk mund të ketë.
“Opozita parlamentare në lidhje me sistemin nuk ka një qëndrim, njëher shprehet për sistemin që është, njëher për mazhoritar të pastër dhe njëher për sistem proporcional me lista të hapura. Kjo nuk më duket serioze. Në një kohë që opozita nuk ka një qëndrim të qartë, unë mendoj që është e paqartë e ardhmja e kësaj reforme. Së dyti nëse do kemi lista të hapura 100% mund të themi që kemi ndryshim sistemi.
Nëse do kemi lista të hapura në masën 70% ose të mbyllura 30% mund të themi që kjo reformë është nul. Sistem proporcional me lista të hapura me parti politike të mbyllura, jodemokratike, hermetike, ku vendos kryetari dhe servilët e tij nuk mund të ketë”.- tha Kulluri.