00:42 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

”Nëse marrëveshja PS-PD ecën, LSI bëhet më e fortë!”, Manjani argumenton PSE

11:19 | 20/05/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
PJESA E DYTË e intervistës ekskluzive, Manjani: Ju rrëfej PRAPASKENAT e shkarkimit dhe përplasjet me Ramën

 Për ish-ministrin e drejtësisë Ylli Manjani argumentimi se marrëveshja PS-PD dëmton LSI-në nuk është fare me vend. Sipas tij votuesit janë ata që kuptojnë dhe vendosin më qartë.

‘’Arsyetimi që marrëveshja PS-PD shkatërron LSI është pa bazë. Nëse kjo marrëveshje ecën,LSI bëhet më e fortë! Votuesit arsyetojnë më mirë…’’, shkruan Manjani.

Nga ana tjetër teza se do të ketë dhe një koalicion paszgjedhor mes dy forcave më të mëdha në vend, është bërë këto ditë epiqendra e diskutimeve rreth politikës.

Në një nga pikat e marrëveshjes së arritur mes Ramës dhe Bashës thuhet se ”marrëveshja strategjike synon që të ndërmarrë reformat kushtetuese”, çka kërkojnë kohë për tu implementuar.

Edhe për Manjanin mundësia që PD dhe PS të bëhen bashkë pas zgjedhjeve mund të qëndrojë si tezë. Sipas tij ekziston justifikimi se na duhet një qeveri e fortë për reformat në kuadër të integrimit në BE.

Çfarë shkruante dje Manjani për këtë marrëveshje:

Pa dyshim që është krejt e mundshme që pas qeverise PS-PD-LSI, të krijohet qeveria PS-PD.

Justifikimi është i fortë. Duhet një qeveri e fortë politikisht që të përballojë negociatat me BE për anëtarësim. Negociatat, faktikisht janë të vështira, por ende kjo shërben si pretekst si për PS ashtu edhe për PD.

Zbatimi i reformës në drejtësi, të paktën në fazën fillestare të saj do të kërkonte një mbështetje politike të plotë. Ku ka më mirë sesa një qeveri PS-PD për këtë gjë.

Ndërkombëtarisht një qeveri e tillë do ishte e duartrokitur. Është fakt që faktori ndërkombëtar këto kohë është sjellë si “dashnorë” të stabilitetit më shumë sesa nxitës i demokracisë.

Gjermanët veçanërisht do ta pëlqenin shumë këtë formulë.

Pra mundësia e një qeverie PS-PD eshtë reale.

Pyetja që shtrohet është si do të duket Shqipëria nën një qeveri të tillë?

Do të kishim një Republikë me Parlament që thjesht punëson deputetë. Parlamenti sdo kishte asnjë kontroll mbi punët e Republikës. Qeveria PS dhe PD do vendoste për cdo gjë.

Oponenca politike (se opozitë smund të thuash dot më) do ishte thuajse e zhvlerësuar sepse do prodhohet jashtë sistemit politik. Kjo lloj oponence mund të nxisë vetëm reagime momentale, por jo ndikim në vendimmarrjen e shtetit.

Sistemi politik shumë partiak mund të marrë goditje. Alternativa do jetë bi-polariteti politik. Ky është qëllim i kahershëm i PS dhe PD. Problemi është se bi-polariteti shton arrogancën në politikë dhe pë pasojë edhe konfliktin. Një sistem i tillë politik humb përfundimisht cilësinë e të bërit politikë ( jo se sot ka, por kështu humbet edhe mundësia).

Do të amnistonte çdo hetim ndaj politikanëve për të shkuarën e tyre. Jo se një qeveri tjetër do bënte namin, por duke pasë përplasje politike do kishte më shumë presion publik. Nje qeveri PS -PD pa dyshim do ishte një presion i fortë për të mos hetuar asnjë politikan.

Cilësia e zbatimit të ligjshmërisë në vend do ishte jo fort e lartë. Natyrshëm, një qeveri që ka fortë të “legalizojë” edhe shkeljet e Kushtetutës, shkeljen e ligjit se ka për gjë.

Menaxhimi publik dhe i buxhetit, vecanërisht borxhit do ishte brenda një cikli të mbyllur dhe pa ju nështruar llogaridhënies.

Pa dyshim që mbëtetësit e të dy partive do të “qetësoheshin” në fillim, por nuk do jenë gjithnjë ashtu. Ky koalicion mund edhe të provokojë destabilitet në këtë këndvështrim.

Këto janë disa prej simptomave që unë nuk po i etiketoj as si “të mira” e as si “të këqija”. Secili i sheh sipas këndveshtrimit të vet.

Por një koalicion i tillë është i mundshëm. Do ti shërbejë qartësisht PS dhe PD, më shumë sesa vendit!

Do ti shërbejë stabilitetit që duan zyrtarët, por qartësisht jo demokracisë që duan shqipëtarët!

Shpresojmë për më mirë!

P.S. Kjo është një analizë krejt e imja dhe në maksimumin tim më tē mirë e pa ndikuar nga interesa politike.

 

 

 

Etiketa: analizamanjanimarreveshjaylli manjani
Pas

”Iku për arsye familjare”, Dembacaj ”rrëzon” Llakajn: Nuk do shihni asnjë ditë në Al Pazar!

Para

EMRAT që po përfliten për ministra teknikë në PD, mes tyre dhe kandidati për deputet Qamil Dika (VIDEO)

Para
EMRAT që po përfliten për ministra teknikë në PD, mes tyre dhe kandidati për deputet Qamil Dika (VIDEO)

EMRAT që po përfliten për ministra teknikë në PD, mes tyre dhe kandidati për deputet Qamil Dika (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Republika e Sorosit dhe kartelit” – Berisha zbulon para Amerikës fytyrën e vërtetë të Ramës

Banorët e Ksamilit përballë flakëve, zjarrfikësja s’mund të hyjë nga mungesa e rrugëve

Fotografi rus Grigory Skvortsov dënohet me 16 vjet burg për tradhti ndaj shtetit

Ministri izraelit i mbrojtjes: Sulmet shkatërruan kapacitetet bërthamore iraniane, materiali duhet dorëzuar

Me 71 vota pro dhe 4 abstenim Kuvendi miratoi ditën e sotme ndryshimet në ligjin për sportin.

Erdogan i dërgon mesazh të fortë NATO-s: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet të jetë përhershëm

Skandal në Ibiza: Futbollisti anglez godet aksidentalisht gruan me karrige

“Prano armëpushimin, ose do të vijmë”: Paralajmërimi amerikan që detyroi Khamenein të tërhiqej

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn: Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria!

Tel Avivi mohon përfshirjen në ndonjë plan për eliminimin e Khameneit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.