Qeveria hungareze po mendon të projektoj një ligj të ri për të gjithë personat të cilët do të ndihmojnë azilkërkuesit.
Sipas shtetit hungarez, personat të cilët vijnë në këtë shtet si të paligjëshëm, nuk kanë të drejtë të jenë pjesë e tij.
Legjislacioni parashikon printimin e manualeve me informacione për azilkërkuesit dhe dhënia e ushqimeve për ta, apo e këshillave ligjore, do të konsiderohen një shkelje penale në këtë vend.
Dënimetme burg do të variojnë nga disa ditë e deri në një vit.
Kryeministri nacionalist, Viktor Orban po sfidon në këtë mënyrë politikat e BE-së për emigracionin.
Hungaria, Polonia, Republika Çeke dhe Sllovakia kundërshtojnë një skemë të BE-së për zhvendosjen e 160 mijë refugjatëve nga Siria dhe Eritrea në vende të tjera të unionit, për të zbutur peshën e Italisë dhe Greqisë, ku kampet e emigrantëve janë të mbipopulluara.
Parlamenti hungarez po debaton projektligjin e ri, pavarësisht faktit se shumë pak emigrantë apo refugjatë janë përpjekur të hyjnë në Hungari, kjo edhe për shkak të rrethimit me tela me gjemba të kufirit jugor të vendit. (E.V/Faxweb.al)
Discussion about this post