16:41 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Nëse nesër kuksianët nuk lirohen, të gjithë do të arrestohemi!”, Pesha: Gjykata nesër mund të kthejë shpresën

18:32 | 19/04/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Nëse nesër kuksianët nuk lirohen, të gjithë do të arrestohemi!”, Pesha: Gjykata nesër mund të kthejë shpresën

Aktivisti i shoqërisë civile, Besian Pesha, i ftuar në studion e Fax News, ka folur për protestën e sotme të organizuar nga Këshilli Bashkiak i Durrësit në mbështetje të lirimit të 11 kuksianëve të burgosur.

Në fakt, kjo protestë e sotme u zhvillua një ditë para vendimit të Gjykatës së Apelit në Shkodër për fatin e mëtejshëm të 11 të arrestuarve.

Pesha tha se është kërkesë e panegociueshme ndaj qeverisë që qytetarët e Kukësit të lëvizin pa pagesë në Rrugën e Kombit.

“Protesta e sotme ishte thirrje drejtuar Gjykatave, Prokurorisë, të gjithë atyre njerëzve që nesër kanë në dorë fatin e 11 protestuesve që ndodhen në qeli.

Meqënëse qeveria e ka pranuar fajin që nuk u konsultua më përpara me banorët e zonës për vendosjen e tarifës atëherë të ulet e të bisedojë me ata 11 protesutes dhe t’i lejojë të shkojnë në shtëpi pranë familjeve.

Kemi parë si i gjithë procesi i arrestimit të tyre ishte i jashtëligjshëm dhe këtë e ka thënë sot edhe Avokati i Popullit.” – tha aktivisti Pesha.

Besian Pesha u shpreh se protestuesit nesër duhet të lirohen në të kundërt, do të lindë një ngërç shumë i madh me besimin tek Reforma në Drejtësi. Pesha tha se ky është një gur prove për ata gjyqtarë.

Njerëzit në Shqipëri janë shumë të qartë për atë që ka ndodhur dhe kanë vendosur të reagojnë.

“U dha edhe një mesazh shumë i fortë në fund nga njëri prej anëtarëve të Këshillit Bashkiak, një mesazh që u aprovua nga e gjithë turma që ‘Nëse ata nuk lirohen nesër, atëherë do të arrestohemi të gjithë ne.’

Unë nuk e di si do të shkojë më tej puna pasi qeveria është duke iu kanosur me mjetet e dhunës më të varfërve në favor të më të fortëve.

Ndërkohë që kur kemi bërë kontratën sociale të shtetit, kemi thënë që shkopat e gomës dhe prangat do të përdoreshin për të mbrojtur më të dobëtit nga më të fortit.

Nuk mund ta përdorësh shtetin për të dhunuar një të varfër si zoti Bajraktari dje që shet cigare dhe fiton 5 mijë lekë në ditë, sepse kjo është e tmerrshme. Ky është krim.” – theksoi Aktivisti.

Pesha i bëri apel sistemit të drejtësisë duke thënë se nesër gjykata ka një rast të artë që të rikthejë besimin e qytetarëve tek gjyqësori.

“A do t’u lindë një fije shprese për gjyqësorin qytetarëve nesër aop do t’u shuhet edhe fija e fundit? Kushdo që shkon nesër në mbështetje të kuksianëve bën një akt të vërtetë patriotik.” – tha Pesha.

(E.L./Faxweb)

Pas

Raporti i Eurostat/ Shqiptarët të fundit për pranimin e azilit në Europë

Para

Emri/ Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ektradohet nga Greqia 56 vjeçari

Para
Emri/ Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ektradohet nga Greqia 56 vjeçari

Emri/ Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ektradohet nga Greqia 56 vjeçari

Discussion about this post

 



Të Fundit

7-vjeçarja humbi jetën pasi u përplas nga skafi, shpallen të pafajshëm 5 efektivët e akuzuar për shpërdorim detyre

KPA pezullon nga detyra prokuroren Elona Alvora, e rikthen në Shkollën e Magjistraturës

“Injoroni çdo deklaratë të mëparshme”, Kandidati i “Nisma Shqipëria Bëhet”, Zeqir Kordhoni, kërkon mandatin e deputetit

“Jemi të gatshëm të negociojmë”, Ukraina: Takimi Zelensky-Putin do të ndihmonte përpjekjet për paqe

Franca merr masa për borxhin: Taksë për të pasurit dhe heqje e dy festave zyrtare

“BE të shtojë dëbimet”, organizata për emigracionin: Kush nuk merr azil, të ikë!

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, përplasen dy mjete, plagosen 2 pasagjere

Tepelenë/ Kultivuan 137 bimë narkotike në pyllin e fshatit Luftinjë, vihen në pranga 2 vëllezërit

Kremlini: Trump duhet t’i bëjë presion Kievit për negociata

200 mijë euro, pengmarrje dhe tendera! Si u zbulua ngjarja si skenar filmi në shtëpinë e zyrtares së Komisionit të Prokurimit Publik

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.