I ftuar në studion e FaxNews, ditën e sotme ka qënë Aleksandër Biberaj, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së.
Ai ka folur për aktualitetin politik në vend, gjithashtu dhe për protestat dhe aksionet opozitare.
Aleksandër Biberaj është shprehur se opozita do të vazhdoj aksionin e saj opozitar, duke e përshkallëzuar kështu protestën. Lidhur me marrjen pjesë të opozitës në zgjedhje Biberaj është shprehur se gjithçka është e negociueshme.
“Gjithçka është e negociueshme me maxhorancën, por natyrisht opozita është në aksionin e vetë dhe nuk ka për t’u ndalur. Nëse plotësohen kushtet e vendosuran nga ana e opozitës mund të marrim pjesë në zgjedhjet lokale në të kundërt jo. Ndërkohë që aksioni opozitar do të vazhdojë me protesta, tashmë do të bllokojmë akset rrugore”.
I pyetur nga gazetarja se si do të vepronte Partia Demokratike nëse do të futeshin në zgjedhje, ai është shprehur se mund të gjenden shumë mënyra mjafton vetëm dëshira dhe vullneti për të gjetur kompromisin e qeverisë dhe opozitës.
“Kryeministri dhe maxhoranca e kanë topin në fushën e vetë aktualisht. Por nëse flasim për mënyrat ka modalitete dhe ka raste e mundësi plotë por duhet që të gjendet gjuha e përbashkët mes qeverisë dhe opozitës jashtë Kuvendit”.
Biberaj ka treguar gjithashtu se çfarë ka parashikuar të bëjë PD-ja pas djegies së mandateve.
“Strategjia është e qartë, do shkohet në zgjedhje të parakohshme, sepse ajo maxhorancë nuk është normale. Ajo maxhorancëqë është në Kuvend mandatin e saj të dytë nuk po e qeverisë. Këtë e kanë treguar dhe të gjitha studimet e kryera.”
Lidhur me partinë e re opozitare, Bindja Demokratike, Biberaj është shprehur se është jashtë kritereve të nevojshëm dhe se është një parti pa elektorat.
Bindja Demokratike është një parti pa elektorat, është jashtë kritereve të nevojshëm. Ëshët një nga ato parti që krijohet natën dhe mbledh në një kohë të shkurtër 4 mijë firma.”