23:18 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nëse nuk vëmë mend edhe kësaj radhe, do të thotë se e kemi hak!

11:08 | 28/11/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Banorët në panik pas tërmetit të fundit, një person vdes për shkak të infarktit

Nga Mentor Kika

Numri më i madh i viktimave u shkaktua në dy pallate të kalbura në Thumanë dhe disa ndërtesa të ngritura pa asnjë kriter teknik në zonën e ish kënetës dhe në plazhin e Durrësit.

Por përmasat e katastrofës janë shumë më të mëdha. Ne sapo kemi filluar të paguajmë gjëmën që i kemi bërë vetes. Në Durrës mijëra njerëz kanë ngritur shtëpi në një zonë që është 2 metra nën nivelin e detit dhe ku nuk ka ansjë infrastrukturë kullimi. Holandezët jetojnë nën nivelin e detit, por kanë një jetë që projektojnë si ta përballojnë.

Në zonën e plazhit pallate e hotele të ndërtuara mbi rërë kanë pësuar dëme serioze edhe pse nuk janë shembur. Në Kavajë, Vorë, Fushë Krujë e Laç mijëra shtëpi janë dëmtuar.

Pasi të varrosim të vdekurit, politikanët duhet të qepin gojën dhe fjalën tua lënë studiuesve. Lagje të dëra mund të duhet të rrafshohen. Dhe duhet të bëhet. Atë që nuk e bënë dot shteti dhe qeveritë e paafta e të korruptuara, po e bën tërmeti. Deti përparon drejt tokës, ndërsa ndërtimet përparojnë drejt detit. Me dhe pa leje, me dhe pa projekte, me dhe pa inxhinierë. Një katrahurë gjigande ka mbushur vendin me ndërtime të frikshme.

Pas kësaj duhet të përcaktohen kritere të rrepta për standardet e ndërtimit. Nga kjo fatkeqësi duhet të nxirren mësime e të merren vendime që të shërbejnë për dekadat e ardhëshme. Të shkojnë në burg ndërtues e inxhinierë, që për të shkak të fitimit, janë shndërruar në vrasës.

Ti jepet fund epokës, kur një ndërtues(ai që ka ngritur atë grataçelën e tmerrshme tek Shkëmbi i Kavajës), sa herë arrestohej, kur e lëshonin ngrinte edhe katër kate të tjera pa leje, derisa e çoi në katin e 21.

Pas

Video/ I vdiq vajza dhe e ëma nën rrënoja, babait i japin xhupin e 5-vjeçares, dhembje e pallogaritshme në Thumanë

Para

“Nuk duhet të qëndrojnë në banesat që kanë plasaritje”, Balluku: Njerëzit kanë nevojë për mbështetje

Para
“Nuk duhet të qëndrojnë në banesat që kanë plasaritje”, Balluku: Njerëzit kanë nevojë për mbështetje

"Nuk duhet të qëndrojnë në banesat që kanë plasaritje", Balluku: Njerëzit kanë nevojë për mbështetje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet Trump-Musk shkaktojnë “krizë” në shitjet e Tesla-s

Partneri tentoi ta vriste? Tragjedi në Itali, 48-vjeçarja bie nga kati i katërt në tentativë për t’i shpëtuar zjarrit në banesë! Dyshimet e policisë dhe sherri mes çiftit para ngjarjes

“Eloni u çmend”: Trump dhe Musk debatojnë publikisht

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon marrëveshjen për bashkëpunim me Ukrainën

Objekti arkeologjik dëmtohet pas një serie tërmetesh në zonën vullkanike

Trump shpreh zhgënjimin ndaj Elon Musk: Kishim një marrëdhënie shumë të mire, nuk e di nëse do ta kemi më! Miliarderi: Pa mua s’do i kishe fituar zgjedhjet

Netanyahu konfirmon rekrutimin e klaneve palestineze për të luftuar ndaj Hamasit

Fluturime të vonuara ose të anuluara, BE ndryshon rregullat: Kompensim deri në 500 euro dhe praktika të thjeshtuara. S’ka më pritje të gjata në avion

Itali/ Trafikonte kokainë të fshehur në airbagun e makinës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar me precedentë!

Zelensky: Rusët janë të sëmurë nga urrejtja dhe lufta, vetëm me forcë ndalen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.