18:19 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Nëse prisni dorëheqjen e Edi Ramës do zhgënjeheni”, njihuni me 7 superskandalet që u ”harruan”

14:12 | 06/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama tregon si nuk iu bindën punonjësit: I besuan iPhone-it (‘Thumbon’ edhe opozitën)

Partia Demokratike ka reaguar sërish sot në lidhje me publikimin e audiopërgjimeve nga Bild. Përmes deputetit Enkelejd Alibeaj, PD thotë se kushdo që pret dorëheqjen e Edi Ramës, do të zhgënjehet, pasi ai do të tentojë deri në fund pushtetin e marrë edhe përmes Dakos dhe Avdylajt.

Alibeaj ka numëruar dhe shtatë skandalet e tjera gjatë qeverisjes së Edi Ramës;

  • Shqipëria u bë hambari i drogës në Europë.
  • Edi Rama kishte future kriminelë në Parlament
  • Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi ishte përdhunues dhe trafikant.
  • Saimir Tahiri mbështeste trafikun e drogës.
  • Vëllai trafikant i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj vazhdonte trafikun e drogës në Vlorë
  • Koncesionet gati 2 miliardë dollarë ishin të miqve dhe financuesve të Edi Ramës
  • Projekti i Unazës së Re ishte një skemë gjigande vjedhjeje përmes një kompanie fantazëm dhe shumë e shumë skandale e afera të tjera korruptive, që kanë zhvatur dhe varfëruar shqiptarët.

DEKLARATË PARTIA DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIEBAJ.

Pas skandalit të publikuar nga gazeta gjermane Bild, ku del në dritë mekanizmi i blerjes së votave nëpërmjet krimit dhe se drejtuesi real i fushatës për Partinë Socialiste është një trafikant ndërkombëtar droge, me të drejtë, të gjithë presin dorëheqjen e Edi Ramës.

Por, kur bëhet fjalë për pushtetin dhe mbajtjen e tij në çdo formë e me çdo mjet, Edi Rama, është krejt i parashikueshëm dhe nuk zhgënjen asnjëherë.

Kryeministri ilegjitim, i ardhur në pushtet me votat e blera nga krimi, siç konfirmuan edhe përgjimet e fundit të gazetës Bild, jo vetëm nuk po e konsideron dorëheqjen, por është vënë në mbrojtje të Vangjush Dakos, duke arritur deri tek kërcënimi publik i kujtdo që nxjerr sekretin e bashkëpunimit me krimin për blerjen e votave.

Me apo pa dorëheqje, Edi Ramën nuk e beson më askush. Edhe ata që besonin sadopak tek kryeministri mafioz, sot janë të qartë së gjithçka ka ndodhur me bekimin e tij.

Nëse do të ishte e kundërta, Edi Rama do të kishte dhënë dorëheqjen me dhjetëra herë. Do të kishte dhënë dorëheqjen, kur u faktuan akuzat e opozitës se:

  • Shqipëria u bë hambari i drogës në Europë.
  • Edi Rama kishte future kriminelë në Parlament
  • Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi ishte përdhunues dhe trafikant.
  • Saimir Tahiri mbështeste trafikun e drogës.
  • Vëllai trafikant i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj vazhdonte trafikun e drogës në Vlorë
  • Koncesionet gati 2 miliardë dollarë ishin të miqve dhe financuesve të Edi Ramës
  • Projekti i Unazës së Re ishte një skemë gjigande vjedhjeje përmes një kompanie fantazëm dhe shumë e shumë skandale e afera të tjera korruptive, që kanë zhvatur dhe varfëruar shqiptarët.

Edi Rama nuk mendoi asnjëherë ta japë dorëheqjen për këto skandale, që po pengojnë prej 6 vjetësh nisjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Duke kërcënuar e sulmuar këdo që ka nxjerrë prova për ta, duke manipuluar të vërtetën, duke fabrikuar dëshmitarë e prishur prova, Edi Rama i ka mbrojtur ata të gjithë nga drejtësia, për të mbrojtur pushtetin e tij të kriminalizuar.  

Pas përgjimeve të Bild, që faktojnë blerjen e pushtetit përmes krimit, është e qartë pse Edi Ramës i duhej prokuroria nën kontrollin e plotë të tij. Një prokurori e pavaruar, do të kishte zbatuar ligjin, do t’i kishte vënë para drejtësisë pushtetarët e lidhur me krimin dhe të përfshirë në afera të rënda korruptive.

Edi Rama i mbron kriminelët e tij brenda dhe jashtë politikës, sepse ai e ka të qartë se as nuk e merr dhe as nuk  e mban dot pushtetin pa krimin.   

Prandaj, largimi i Edi Ramës është zgjidhja për të shkeputur lidhjet e politikës me krimin dhe për të çliruar zgjedhjet nga pengmarrja e krimit.

Me Edi Ramën, synimi i vetëm i të cilit është të mbrojë pasurinë dhe pushtetin e tij të kalbëzuar nga krimi dhe korruposioni, shqiptarët kanë vetëm një zgjidhje: Të bashkohen me protestën kombëtare më 8 Qershor. Pjesëmarrja dhe vendosmëria e shumicës së shqiptarëve për të mos pranuar paktin e tij me krimin, është përgjigja më e mirë për kryeministrin ilegjitim të votave të blera me krimin.

Etiketa: alibeaj deklarate nga pdenkelejd alibeajrama skandalet
Pas

Holanda mbyll dyert për Shqipërinë, por jo për Maqedoninë. Ministri Blok: Keni shumë rrugë për të bërë

Para

Kërkesa për komisionerët/ Kolegji bashkon paditë e PD dhe LSI, Ivi Kaso: KQZ ka shkelur Kodin Zgjedhor

Para
PD e LSI dorëzojnë në KQZ listën me emrat e opozitës për anëtarë të KZAZ

Kërkesa për komisionerët/ Kolegji bashkon paditë e PD dhe LSI, Ivi Kaso: KQZ ka shkelur Kodin Zgjedhor

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ultimatumi i Ramës për “vetëpastrimin” e Bashkive, japin dorëheqjen nënkryetarët në Librazhd dhe administratorët e njësive administrative

Takimi mes Mark Rutte dhe Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti paralajmëron tarifa të ashpra ndaj Rusisë

Zelensky pret të dërguarin amerikan: Më ofroi ndihmë për mbrojtjen ajrore

Policia Rrugore intensifikon kontrollet me dronë dhe radarë Poliscan .Qindra shkelje të konstatuara gjatë javës së kaluar

BE paralajmëron kundërmasa tregtare ndaj SHBA-ve me vlerë 72 miliardë euro në rast dështimi të negociatave

E gjithë Franca në festë, përkujtohet Dita e Bastijës

Gjyqi për vrasjen e Liridona Ademajt, i vëllai përballet me kunatin, Naim Murseli

Takim privat mes Keir Starmer dhe Donald Trump në fund të korrikut, Presidenti i SHBA planifikon vizitë zyrtare në Britani në shtator

Trump: SHBA-të janë mashtruar për dekada në tregti dhe shpenzime ushtarake! Koha që të veprojmë për Amerikën

Shkodër/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon një ngjarje të rëndë në Dobraç

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.