Rusia ka provokuar SHBA-në dhe NATO-n duke paralajmëruar se do t’i godasë automjetet e tyre që transportojnë armë në territorin ukrainas duke i parë të ligjshme veprimet e tyre ndaj këtyre “objektivave ushtarake”.
Deklarata e fortë u bë nga zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, raporton Reuters.
Duke folur në një intervistë me agjencinë shtetërore ruse të lajmeve Tass, Ryabkov tha:
“Ne po paralajmërojmë se transportet e armëve nga SHBA-Nato nëpër territorin ukrainas do të konsiderohen nga ne si objektiva ushtarakë. Ne po i bëjmë amerikanët dhe perëndimorët e tjerë të kuptojnë se përpjekjet për të ngadalësuar operacionin tonë special, për të shkaktuar dëme maksimale në kontingjentet dhe formacionet ruse të DPR dhe LPR (Republikat Popullore të Donetsk dhe Luhansk) do të shtypen ashpër”