Pas përfundimit të “Big Brother 9”, autorja e këtij spektakli, Alessia Vessichio, ka vendosur të reagojë përmes një shkrimi në rrjetet sociale, ku ajo u ka dhënë përgjigje edhe kritikëve të saj.
Pas autorësisë së programit si “E diell”, ajo u vendos në krye të produksionit të “Big Brother” për këtë vit, edicion që u shoqërua me mjaft kritika. Duke pritur që gjithçka të mbaronte për të reaguar, ajo u shpreh se e gjitha kjo “do mbetet një eksperiencë unike” për të.
Në reagimin ndaj kritikëve, ajo shprehet se “nëse të dështosh do të thotë të bësh mirë e të fitosh mirë, atëherë dështova”. Kujtojmë se opinionisti Olti Curri ka qenë një zë kritik i këtij programacioni këtë vit.
“Faleminderit stafit për punën e vyer. Faleminderit konkurrentëve që ishin të vërtetë dhe na kanë dhënë shumë, në një format jo të thjeshtë për t’u jetuar. Ju kam pasur xhan. Dhe faleminderit edhe Damianos dhe atyre që kishte përqark, ju personazhe të shkretë e të ulët.
Përfshirë edhe mikun e të dielës në drekë, që duke u përpjekur të na dëmtonte arriti vetëm që të flitej për këtë “Big Brother” siç nuk kishte ndodhur kurrë më parë, e që njerëzit ta shikonin edhe më shumë. Edhe për ata që shkruan se dështova, për herë të dytë këtu (në Shqipëri) dua t’i them se nuk bëtë një figurë të bukur. Jeni si ato gratë që thonë se Belen (Rodriguez) është e shëmtuar, shkruan “revistaëho.com”. Duhet të flisni me fakte jo me zili. Herën e parë në Shqipëri, bëra programe për të cilat njerëzit flasin akoma si më të bukurat që janë bërë ndonjëherë. Këtë nuk e them unë, por njerëzit që takoj, punojësit që nuk kanë zili e s’janë të frustruar.
Kjo eksperiencë e re më dha dy fitore të tjera të mëdha, këtë e thonë shifrat e shikueshmërisë dhe njerëzit. Ndaj nëse të dështosh do të thotë të bësh mirë, të argëtohesh, të fitosh mirë, dhe të zgjedhësh kur do të kthehesh në shtëpi… Atëherë paskam dështuar. Mësoni të humbisni me klas, mësoni të flisni më pak por me më shumë inteligjencë dhe mësoni që ky është thjeshtë televizion, jepini peshën e duhur. Përndryshe tregoni pak kulturë e zgjuarsi. Por gjithsesi faleminderit dhe ju sepse hodhët kripë në gjithçka që kam bërë. Dhe faleminderit zonjës Hoxha për vlerësimin, mbështetjen dhe përzemërsinë.”, ka shkruar Vesschio, përcjell revista “Who”.
(XH.A/SHUPLAKA)