Pedagogu Erion Kristo tha sot në studion e “Arena” në Ora News, se nëse zgjedhjet e 18 qershorit do të zhvillohen si ato në Dibër vitin e shkuar, më mirë të mos zhvillohen fare. Ai thotë se Basha ka detyra të vështira.
“Kemi një qeverisje e cila në mënyrë konstante është arrogante me qytetarin. Kur opozita ngrihet dhe njerëzit dalin në shesh, dalin shumë më shumë njerëz. Opozita ka problemet e saj dhe ajo duhet të spastrohet.Nuk është e lehtë. Edhe Ramës ju deshën shumë vite të pastronte PS-në dhe të krijonte një PS rilindëse që ndoshta është shumë më keq se ajo që ishte. Basha ka detyra të vështira. Nëse do të votohet në qershor siç u votua në Dibër kështu, nuk ia vlen fare të votohet. Është tulla e parë. Po e vure shtrembër, e gjithë ngrehina do të dalë e shtrembër. Të protestosh për ujin? Kush e vjedh? Këta që e manxhojnë. Po sikur të mos protestojë fare dhe të mos reagojë opozita çfarë do të ndodhi? Deri dje thoshin pse opozita është kaq e vakët. Të gjithë e kanë akuzuar. Kur ajo tregon forcën, vendosmërinë” tha ai.
Zgjedhjet e Dibrës u përfshinë nga një valë kritikash për procesin e votimit ku fitoi kandidati i majtë Muharrem Rama për kreun e bashkisë.
(M.D/ Shuplaka)