Gazetari Basir Çollaku në një postim në rrjetet sociale është shprehur se ambasadori amerikan Donald Lu do të dalë para senatit amerikan ditën e enjte.
Sipas Çollakut ngjarjet e trazuara në Ballkan po dhe pikat e forta të Soros-it në Tiranë kanë bërë që administrate e re e Trump të vihet në lëvizje
Sipas gazetarit Lu do të pyetet dhe për Reformën në Drejtësi dhe kapjen e saj nga ana e qeverisë.
Nga ana tjetër dhe Exit.al ka publikuar dje një shkrim, ku sipas tyre konfirmohej prania e Lu-së në SHBA, po me qëllim daljen para komisionit ku do të vendoset nëse ai do të emërohet si ambasador në Kirgistan.
Reagimi i plotë i Çollakut:
Ambasadori Lu, do te degjohet ne senatin amerikan te enjten.. Reforma ne drejtesi, Soros…
Ambasadori amerikan ne Tirane, Donald Lu, me shume gjase, do te jete te enjten ne senatin amerikan!!. Burime diplomatike thone se kjo seance eshte programuar tashme ne USA. Duket se ngjarjet e trazuara ne Ballkan por dhe lidhjet e forta te Soros ne Tirane, me KM dhe shume aktore te tjere te kesaj axhende, kane mberritur ne vemendjen e administrates se re Trump. Senati do te informohet per shqetesime dhe paqartesi te dukshme, per zhvillimet ne Tirane per reformen ne drejtesi, projektet Soros ne kete kontekst mbeshtetjeje, lidhjet dhe ndikimet e medha te miliarderit, per te vene ne duart e qeverise dhe KM drejtesine. Konservatoret amerikane pas investigimit te Judicial ëatch, kane nje vemendje te shtuar per Soros ne Tirane dhe rolin e Ambasades Amerikane ne keto vite, si dhe kreut te saj, ne keto zhvillime me ndikime dukshem te njeanshme…