Kryeministri Edi Rama ka nisur rubrikën “Sy m’sy” live në Facebook.
Kreu i qeverisë po iu përgjigjet pyetjeve të parashtruara nga ndjekësit e tij.
“Nesër dita e rënies së gongut zyrtar të fushatës së 11 Majit, dhe ndryshe nga herët e tjera, nesër do të nisim fushatën zyrtare me një cikël takimesh. Natyrisht do të jemi së bashku me fuqinë tonë kryesore që janë gratë dhe vajzat.”, tha Rama.
Rama thotë se paga minimale do të shkojë 500 euro.
“Paga mesatare në Shqipërinë 1250 euro në sektorin publik dhe 1000 euro paga e kombinuar. Jemi në kushtet kur paga mesatare e përgjithshme e kemi rritur më shumë se dy herë e gjysmë. Nuk e di se çfarë flet, kur flet për pagat, por jemi pikërisht në këto shifra dhe arsyeja pse ne votohemi masivisht, kur unë i them gjërat në realitet, në realitet ka numër të madh njerëzish që gjërat i kanë para syve. Kur unë them që paga minimale ishte 157 euro, është 400 euro, ata që e kanë pagën minimale, e dinë shumë mirë se çfarë flas. Në qershor do u përcjellim kompanive vendimin që paga minimale do jetë 500 euro”, theksoi Rama.