Disa orë para protestës së paralajmëruar nga opozita për tu mbajtur më 16 shkurt, thirrjeve për të marrë pjesë u është bashkuar edhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet.
Me anë të një deklarate të shpërndarë për mediet, PDIU ka rënditur arsyet se përse simpatizantët e saj dhe të gjithë qytetarët e Shqipërisë, duhet ti bashkohen kësaj proteste.
Sipas PDIU, arsyet për të protestuar janë të shumëta ndërsa shton se, “Nesër është dita që qytetarët të kërkojnë llogari”.
Deklaratë e PDIU-së për protestën:
I bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve, simpatizantëve dhe qytetarëve të gjithë Shqipërisë që nesër, më datë 16 Shkurt të protestojmë kundër:
Qeverisë që po e shkretëton Shqipërinë nga Shqiptarët; 380 mijë Shqiptarë janë larguar nga Shqipëria vetëm në 4 vitet e fundit , në 5 të rinj, 4 duan të largohen;
Kundër varfërisë dhe rritjes së kostos së jetesës për çdo familje shqiptare;
Një qeverie që i ka hequr dinjitetin njerëzor 60 përqind të Shqiptarëve që duhet të jetojnë me 500 lekë në ditë për familje;
Kundër arbitraritetit të një shteti etatist që e sheh sipërrmarjen dhe biznesin e vogël si kulak e jo motorrin e ekonomisë;
Kundër një qeverie që ka 44 strategji kombëtare dhe asnjë prioritet për një ekonomi që orientohet drejt prodhimit;
Kundër arrogancës së një qeverie që nuk është aty për të shërbyer, por që shtetin ligjor e ka zëvendësuar me pushtetin e një njeriu;
Arrogancës, që mundin dhe taksat e Shqiptarëve i çon në duart e 5 oligarkeve;
Një mazhorance që është aty me vota të vjedhura e të trafikuara, e që është qartesisht në ilegjimitet të plotë;
Kundër një qeverie që e mbushi Shqipërinë me drogë dhe kriminalizoi ekonominë shqiptare;
Një qeverie që nuk i mundëson studentëve të kenë mundësi shkollimi dhe akses të barabartë në dije, aq të nevojshme për kapitalin njerëzor;
Një qeverie që nga shëndetësi falas u ofroj Shqiptarëve mungesën e shërbimeve më bazike në shërbimin shëndetsor, duke i lëne në mëshirë të fatit;
Boll më me Shqipërinë, demokraci jo funksionale e në mungesë të shtetit ligjor;
Ne jemi pjesë e Europës dhe e duam Shqipërinë si gjithë Europa!
Nesër të protestojmë si qytetarë me dinjitet, sepse vetëm një qytetar me dinjitet është një qytetar që reagon dhe kërkon llogari;
Nesër është dita që qytetarët të kërkojnë llogari!
(B.B/ Faxweb.al)