Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të organizoj në sheshin Nënë Tereza panairin “Shqipëria Punon Tokën”.
Në panair do të jenë të pranishëm 31 bashki te vendit dhe rreth 600 ekspozitorë të ndarë në këto kategori kryesore: Të rinjtë sipërmarrës në bujqësi, Agroindustri, Verëra, alkool, Agroturizëm, Fruta-perime, Blegtori, Produkte shtëpie – tradicionale Produkti shqiptar vjen për herë të parë në një hapësirë të përbashkët në zemër të Tiranës.
Paniri “Shqipëria Punon Tokën” do të organizohet me datat 29 dhe 30 Nëntor me iniciativën e Kryeministrit Edi Rama, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës Ky është panairi më i madh bujqësor, blegtoral, që do të hapë dyert për fermerë, blegtorë dhe sipërmarrës shqiptarë dhe atyre të trojeve shqiptare jashtë kufirit, si Kosova dhe Maqedonia.
Produktet shqiptare që do të ekspozohen, do të përcillen tek njerëzit, nën skenografinë e vendit ku prodhohen. Gjithashtu pranë ketij panairi do të gjeni një arenë të manifestimit te kulinarisë shqiptare ku mjeshtrat e kuzhinës dhe restorantet, do të ofrojnë mundësinë e degustimit të recetave më të spikatura.
Risia e këtij panairi do të jetë hapësira që do t’u dedikohet të rinjve dhe sipërmarrësve të rinj, në sektorin bujqësor dhe blegtoral. Në panair do të gjeni informacion për skemat mbështetëse dhe të gjithë instrumentat e financimit, asistencë në hartimin e planeve të biznesit, këndin e mjeteve bujqësore, këndin e të rinjve si dhe këndin e gatimit ku do të gjeni gatimet tona tradicionale. (M.Q/Faxweb)