05:59 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Nesër i jepet fund krizës, Rama kryeministër, Meta president, zgjedhje nuk do të ketë”

18:17 | 27/04/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Viti i vrasjes së madhe

Analisti Enton Abilekaj ka komentuar edhe qëndrimin e sotëm të Granoz Ruçit në parlament. Duke e quajtur një aktor Ruçin, Abilekaj thekson se nuk i ka ecur asnjëherë me kryetarët. Sipas Alibekaj nesër, bashkë me ambasadorët, aktorët politikë  do t’i japin zgjidhje situatës.

“Rama kryeministër me votim, Meta President me votim, zgjedhje nuk do të ketë. Partitë e vogla janë të lutura të hyjnë në votime dhe ta lënë PD jashtë. Kush tjetër më mirë se Gramoz Ruci mund ta ngrinte siparin e këtij vendimi. A nuk kishte votime pluraliste edhe në kohën kur shoku Gramoz ishte yll në ngjitje? Kandidatët e Partisë së Punës konkuroheshin fort nga kandidatët e Frontit Demokratik. Në fund fitonin të gjithë, përveç shqiptarëve.”, shkruan Enton Abilekaj.

REAGIMI I PLOTË:

“E gjithë skena për Gramoz Rucin.  Nuk mund të gjenin aktor më të mirë. I lashtë aq sa të mos ia kthejnë fjalën as komunistët, serioz aq sa të fshehë një marrëveshje imorale, i rreptë sa të besohet se nuk bëhen më “lojra”. Gramoz Ruci ishte aktori perfekt për filmin e fundit të dyshes Rama-Meta. Po mos ishte propozimi i grupit parlamentar të PS, pra i Ramës, të gjithë do ta kishin besuar që kishte dalë për “të folur troç”. Se gënjeshtrat e Gramozit janë më të besueshme se ato të Ramës e të Metës, gënjeshtrat e Gramozit vijnë nga kohëra të tjera, kur nuk bëhej shaka me sekretarin e partisë. Ja ku i bëri presion Metës, ja ku e fali Ramën meqë nuk tha as po as jo për variantin reaksionar të zgjidhjes që ofruan gjermanët. Është nxehur shoku Gramoz? Nuk duron dot më lojërat e çadrës? Aktrimi ishte i përkryer, por propozimi i Edi Ramës që artikuloi, ia hoqi solemnitetin. Nuk i ka ecur kurrë me kryetarët. Ia kanë prishur gjithmonë solemnitetin duke e detyruar të komunikojë vendimet e tyre. Ishte vendimi i grupit të PS që të mos e shtynte më, ta paralajmëronte LSI që mund ta zgjedhë Presidentin edhe vetëm? Ishte rebelim i grupit ndaj Ramës? Apo Rama e nxiti për t’i bërë presion Metës? Asnjëra nga këto. Ishte vendim i Metës, që PS ta detyronte të merrte Presidencën. Prandaj i duhet kërkesa e grupit, interpretimi i Gramoz Rucit dhe recitimi i përjavshëm i Edi Ramës. Meta, paska qenë duke bindur shqiptarët që di të bëjë punën e Presidentit, kur të gjithë mendonin se po kërkonte një zgjidhje të përgjegjshme.

Nesër, bashkë me ambasadorët, ata do t’i japin zgjidhje situatës. Rama kryeministër me votim, Meta President me votim, zgjedhje nuk do të ketë. Partitë e vogla janë të lutura të hyjnë në votime dhe ta lënë PD jashtë. Kush tjetër më mirë se Gramoz Ruci mund ta ngrinte siparin e këtij vendimi. A nuk kishte votime pluraliste edhe në kohën kur shoku Gramoz ishte yll në ngjitje? Kandidatët e Partisë së Punës konkuroheshin fort nga kandidatët e Frontit Demokratik. Në fund fitonin të gjithë, përveç shqiptarëve.”, shkruan Enton Abilekaj. (J.V/Shuplaka)

Etiketa: enton abilekajgramoz rucikriza politike
Pas

Zgjedhja e Presidentit, PS mbledh në 19:30 Kryesinë

Para

Donald Lu: Zgjedhjet mund të konsiderohen legjitime edhe pa opozitën

Para
Donald Lu: Zgjedhjet mund të konsiderohen legjitime edhe pa opozitën

Donald Lu: Zgjedhjet mund të konsiderohen legjitime edhe pa opozitën

Discussion about this post

 



Të Fundit

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

(video) Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur para sfidës me Serbinë

(video) Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave ne lagjen Drizë në Fier

(Video) ‘Mrekulli’ në Bulqizë/ Gjendet gjallë pas dy ditësh 27 vjeçari i aksidentuar, kishte rënë në lumë

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

U aksidentua me automjet në Shupenzë dhe përfundoi pranë lumit, 35-vjeçari dërgohet te Trauma

Gazetari serb e provokoi për bashkëshorten serbe, Gjimshiti: Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private

Pensionistët në Universitet! Jo provime, por leksione. Të moshuarit do të punësohen dhe stimulohen me bonuse

“Tifozët, mbështetja jonë”, Sylvinho jep porositë për futbollistët: Janë 90 minuta lojë, të jemi me shpirt e zemër në fushë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.