Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë një video në rrjetin social “Tik Tok”, ku shihet i rrethuar nga të rinjtë ndërsa theksin e vuri tek Konventa Kombëtare e partisë, që do mbahet nesër.
Ai tha se në Komnventë do diskutohet gjerësisht dhe do merren vendime të rëndësishme për vendin, por dhe për të rinjtë shqiptarë.
“Nesër do të takohemi në Konventën Kombëtare Zgjedhore të Partisë së Lirisë, në mënyrë që të diskutojmë e të marrim vendime të rëndësishme për Shqipërinë që u përket të rinjve”, tha Meta.
@partiaelirise Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë. #pl #partiaelirise #konventakombetare #albania #ilirmeta