“Jam i pari që do të marr pjesë!”-kështu u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha për mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së që do të zhvillohet paraditen e nesërme në orën 9.
Pasi doli nga mbledhja e ‘Komisionit të Rithemelimit’ Berisha deklaroi për mediat se është njoftuar nga kolegë të tij dhe se nuk ka më ndarje brenda PD-së.
Ai konfirmoi pjesmarrjen edhe pse nuk është ftuar nga kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkeled Alibeaj.
“Referendumi i 11dhjetorit dhe votimi i 6 marsit tregoi se ne duhet të jemi të bashkuar. Unë nuk e kam dëgjuar një gjë të tillë nga zoti Alibeaj, që nuk lejohem të marr pjesë.
Grupi parlamentar i PD nuk është i ndarë. Berisha do jetë nesër në mbledhjen e grupit parlamentar edhe pse nuk i ka ardhur zyrtarisht një ftesë për të marrë pjesë.
I pari që do jetë në atë mbledhje është Sali Berisha. Ka një detyrim absolut madhor nga Kuvendi i 11 dhjetorit Më kanë njoftuar kolegët e mi se kam mbledhje dhe unë do shkoj”-tha Berisha.
(E.D/faxweb.al)