Kryeministri Edi Rama u pyet edhe për refuzimin e Kurtit për ta takuar nesër nëse nuk zhvillohet mbledhja e dy qeverive.
Ai nuk pranoi të prononcohej ndërsa kur pyetjet vijuan për anulimin e Ballkanit të Hapur, kryeministri u largua.
“Nuk kam lidhje me këtë, jam këtu për këtë vendim. Do të flas kur të jetë koha për të folur që është nesër në Prishtinë. Ju mund të mendoni se janë shumë të rëndësishme. Por unë jam këtu për të folur për studentët e mjekësisë”, tha Rama.
Sakaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka vendosur kusht për takimin me kryeministrin Edi Rama me mbledhjen e përbashkët të dy qeverive. Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë ka thënë se e di që Rama do të jetë në Kosovë, pasi ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me të.
“E di që do të vijë. Vizita ka të bëjë me samitin e radhës të procesit të Berlinit që pritet të mbahet në tetor. Miqësisht i kam kërkuar Ramës se meqë do të rrijë e qëndrojë 2 ditë e 1 natë ta mbajmë dhe mbledhjen e qeverive që u anulua pa arsyeshme ndonëse ishte paraparë në Gjakovë. I kërkova të bënim mbledhje qeverie për të firmosur marrëveshjet. Çdo ditë e humbur është dëm për qytetarët. Nuk e takoj nëse nuk do jetë mbledhje e përbashkët e qeverive që u anulua”, ka thënë Kurti.
Discussion about this post