Besimtarët myslimanë në mbarë botën nisin nesër Muajin e Shenjtë të Ramazanit. Kryeministri Edi Rama përmes një postimi sot në rrjetet sociale uron të gjithë besimtarët për muajin e Ramazanit.
“Të gjithë besimtarëve ju uroj një fillim të mbarë të muajit të Ramazanit, agjërim të lehtë, harmoni, qetësi dhe begati në familje. Agjërim të lehtë dhe të pranuar!”, shkruan Rama.
Fillimi i muajit të agjërimit përcaktohet në bazë të lëvizjes së Hënës, e cila për të gjithë myslimanët në çdo cep të botës përcjell drejtësi, apo një harmonizim për ta kryer sa më të plotë këtë muaj të begatë.
Përveç vlerave shpirtërore e morale, agjërimi ka gjithashtu edhe një vlerë shoqërore shumë të madhe, atë të bashkimit të njerëzve mes tyre dhe kontributit për ata që janë në nevojë.